2007-05-21 17:46:08

Mesazhi i Papës Presidentit të Ruandës me rastin e ditës së përvitshme të zisë kombëtare, që përkujton 13-vjetorin e genocidit te vitit 1994.


(21.05.2007 RV)“Feja e krishterë i ndihmoftë popujt e Ruandës ta lënë pas të kaluarën, ngarkuar me gabime e vdekje e të ndërtojnë një vend të ri, të bazuar mbi bashkimin vëllazëror e paqen”. Këtë uron Benedikti XVI përmes një letre drejtuar presidentit të Ruandës, Paul Kagame, me rastin e 13-vjetorit të fillimit të genocidit, ngjarje që u përkujtua më 13 prillin e kaluar. Në mesazhin, publikuar sot, Papa kujton se bashkohet në lutje me familjarët e viktimave të genocodit, që e shpërfytyroi vendin afrikan e se ndjehet afër të gjithë atyre që vuajtën për shkak të masakrës së tmerrshme, që shkaktoi vdekjen e qindra mijëra njerëzve të pafajshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.