2007-05-21 19:13:47

Flasin për Kosovën Bush e Skefer


(21.5.07 RV)Sot presidenti amerikan Bush dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jap De Hop Skefer, të cilët ndodhen që dje në pronën e presidentit amerikan në Krouford të Teksasit. Argumente të tjera të bisedës janë dhuna në rritje në Afganistan, sistemi mbrojtës i raketave në Evropë, roli i Rusisë. Mbrëmë, në darkën e punës kanë marrë pjesë edhe Sekretarja e Shtetit Kondolica Rjas dhe Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts.


Sot, nga Azerbajxhani ku ndodhet për vizitë, ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov përsëriti qëndrimin e Moskës kundër rezolutës së SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian mbi Kosovën. Është krejtësisht e papranueshme, deklaroi ai, pavarësisht se nuk përmendi mundësinë e përdorimit të vetos në Këshillin e Sigurimit.


Në Londër, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, i pyetur për Kosovën, sqaron se çdo hap i Beogradit në drejtim të dhënies së pavarësisë, do të shkaktonte rrëzimin e menjëhershëm të qeverisë së re, formuar kohët e fundit.
Në një intervistë për Financial Times, Jeremiç premton se qeveria e re gjithsesi nuk do lejojë Serbinë të kthehet prapë në "izolimin traumatik" të viteve ’90. Duhet parë pra, se si do të reagojë Beogradi nëse perëndimi ushtron presion për pavarësinë e Kosovës, duke kërcënuar një izolim të mundshëm të Serbisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.