2007-05-19 18:03:20

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar.


(20.05.2007 RV)Sot Kisha katolike kremtoi të Shëlbuemit. Solemniteti u shty për të dielën VII të Pashkëve, për t’i krijuar besimtarëve mundësitë të marrin pjesë masivisht në kremtim, sepse ditë pushimi. U përkujtuan edhe Shën Bernardini i Sienës, françeskan e Shën Aurea, martire
Nesër, e hënë, do të kremtohet festa e Shën Viktorit, e Shën Kristoforit Magalanes me shokët e tij meshtarë, martirë në Meksikë dhe e Shën Eugjenit de Mazenod, ipeshkëv i Marsejës, themelues i Oblatëve të Marisë. Na mësojnë se nuk mjafton ta shpjegojmë fenë tonë: feja duhet jetuar çdo ditë, duke ecur me vullnet krejtësisht të lirë në gjurmët e Zotit, që na çojnë në Mbretërinë e amshuar.
Liturgjia e së martes na kujton se për të parashijuar jetën e amshuar, duke qenë akoma në botë, duhet të njohim thellësisht të vetmin Zot të vërtetë dhe Birin e Tij të mishëruar, të cilin Ati e dërgoi mes nesh. Është festa e Shën Ritës nga Kasha, rregulltare agostiniane, pajtore e njerëzve të pashpresë, së cilës Zoti i dhuroi dijen e forcën e Kryqit dhe e shën Julies, virgjër e martire.
“Fuqia e Zotit është dashuria!”. Këtë na kujton Shën Gjon Batist de Rosi, meshtar romak, që do të përkujtohet të mërkurën.
Liturgjia e së enjtes na kujton se feja e besimtarëve rritet në bashkim të ngushtë me transmetimin e pandërprerë të Fjalës së Krishtit të ngjallur nga ana e Kishës, e cila këtë ditë kremton Zojë Ndihmëtare.
Festa e Shën Gegës VII, papë, e Shën Bedës Venerabile, meshtar benediktin e doktor i Kishës dhe e Shën Maria Madalena de Pacit, që Kisha do t’i përkujtojë të premten, na kujton se mbretëria e Zotit shtrihet në botën mbarë. Përveçse duke ndjekur Zotin, dishepulli i vërtetë e dëshmon të Kryqëzuarin–e- Ngjallur duke i lidhur ngushtë fjalët me veprat. Meriton kështu epitetin ‘njeri i drejtë’ dhe premtimin për të kundruar fytyrën e Zotit në amshim. Këtë na kujton festa e Shën Filip Nerit, meshtar, themelues i Kongregatës të Priftërinjve të Oratorit, që do të kremtohet të shtunën.







All the contents on this site are copyrighted ©.