2007-05-18 16:42:50

Më 21 maj në Vatikan do të rifillojnë, pas 5 vjetësh, bisedimet e Komisionit dypalësh Seli e Shenjtë-Izrael mbi çështjet ekonomike e financiare.


(18.05.2007 RV)Për herë të parë, pas 5 vjetësh, negociatorët kryesorë të Selisë së Shenjtë dhe të Shtetit të Izraelit do të takohen në Vatikan të hënën e ardhshme, më 21 maj, në kuadrin e mbledhjes plenare të Komisionit dypalësh të përhershëm të punës, të përbërë nga përfaqësues të Selisë së Shenjtë e të Izraelit.
Plenaria e mëparshme u mbajt në mars 2002, ndërsa kjo plenare qe planifikuar për 29 marsin e kaluar, por Izraeli vendosi, në çastin e fundit, të mos i dërgonte përfaqësuesit e tij, duke u përligjur me impenjimet e kryetarit të delegacionit, drejtor i përgjithshëm i ministrisë së jashtme. Në takimin e ardhshëm kryetar i delegacionit të Selisë së Shenjtë do të jetë imzot Piero Parolin.







All the contents on this site are copyrighted ©.