2007-05-18 16:42:41

Konferencë ndërkombëtare në Vatikan mbi rolin e vendeve emergjente të Azisë e të Afrikës në epokën e globalizimit.


(18.05.2007 RV)“Roli në rritje i vendeve emergjente në konkurencën globale: pasojat ekonomike, shoqërore e kulturore” – kjo është tema e Konferencës dyditore ndërkombëtare, organizuar nga Fondacioni Centesimus Annus Pro Pontefice, që u hap sot e do të vijojë edhe nesër në Sallën e Re të Sinodit, në Vatikan. Në takim po analizohet evolucioni i vendeve emergjente të Azisë e të Afrikës.Kujtojmë se Fondacioni Centesimus Annus Pro Pontefice u themelua në vitin 1993 për të përhapur doktrinën shoqërore të Kishës dhe për të kontribuar në veprimtaritë bamirëse të Papës.







All the contents on this site are copyrighted ©.