2007-05-18 16:43:01

Kishat e Evropës Lindore impenjohen të bashkëpunojnë për zgjidhjen e problemeve të pas-komunizmit.


(18.05.2007 RV)Përvoja e marrëdhënieve ndërmjet Shtetit e Kishës në vendet pas-komuniste”: mbi këtë temë diskutuan, pak ditë më parë, në Pragë, kardinajtë e kryetarët e Konferencave ipeshkvnore të Republikës Çeke, të Kroacisë, Hungarisë, Sllovakisë e Sllovenisë. Pjesëmarrësit në mbledhje – sipas Agjensisë SIR, folën për situatën e vendeve të tyre, ndërsa kardinali Miroslav Vlk, kryeipeshkëv i Pragës, duke kujtuar takimin e mbajtur në vitin 1990 në Varshavë, pohoi: “Sot, pas 17 vjetësh, dëshirojmë të krahasojmë situatën e atëhershme me të sotmen e të kërkojmë rrugë të reja për zgjidhjen e problemeve të reja që takojmë në veprimtarinë tonë të përditshme.
Imzot Jan Graubner, kryeipeshkëv i Olomucit e kryetar i Konferencës ipeshkvnore çeke, kujtoi Ditët mitelevropiane, që u mbajtën në Evropën Qëndrore në vitet 2003- 2004, gjatë të cilave tetë vende analizuan përvojën e tyre dhe uruan vijimin e bashkëpunimit të ngushtë për probleme e situata të përbashkëta.
Gjatë takimit të Pragës, duke u ndaluar tek qëndrimi i mjeteve të komunikimit ndaj Kishës në vende të ndryshme të Evropës Lindore, u theksua se nuk ia vlen t’u jepet përgjigje të gjitha sulmeve e akuzave kundër Kishës edhe pse kjo i shërben më shumë publicitetit të tyre. Ndërkaq mjetet katolike të komunikimit, numri i të cilave është në rritje, porositen të jenë më cilësore e të tërheqin gjithnjë më tepër lexues.







All the contents on this site are copyrighted ©.