2007-05-18 17:53:42

Gjendja në Lindjen e Mesme - Votojnë 35,5% në Algjeri


(18.05.07 RV)Në Lindjen e Mesme, një sulm i ri izraelit kundër objektivave të Hamasit në Gazë ka shkaktuar vdekjen e pesë palestinezëve. Presidenti palestinez Abu Mazen u ka bërë thirrje SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe OKB-së të ndërhyjnë që Izraeli të ndalojë sulmet ajrore, por Tel Avivi ka bërë të ditur se do t’i vazhdojë derisa ta shohë të arësyeshme. Ndërkaq, vazhdojnë luftimet ndërmjet milicëve të Hamasit dhe të Al Fatahut në Rripin e Gazës.


Në Algjeri u shpall rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të djeshme për Dhomën e Ulët të Deputetëve. Fitoi 136 nga 389 vendet, Fronti i Çlirimit Kombëtar, aleat i presidentit Abdelaziz Butefika. Por zgjedhjet u karakterizuan nga një pjesëmarrje shumë e ulët. Vetëm 35,5% e zgjedhësve iu afruan kutive të votimit, shenjë e qartë se popullsia nuk shpreson në ndryshime.








All the contents on this site are copyrighted ©.