2007-05-18 16:42:29

Audienca e Benediktit XVI me ipeshkvijtë e Malit: formoni meshtarë e laikë në shërbim të Ungjillit e të së mirës së përbashkët. Pasdite Papa u kthye në Vatikan.


(18.05.2007 RV)Kler e laikë duhet të jenë fuqimisht të bashkuar, për t’iu përgjigjur kërkesës urgjente për paqe, drejtësi e pajtim. Kjo është porosia që i dha Papa, në përfundim të audiencës, një grupi ipeshkvijsh afrikanë nga Mali, të cilët i priti sot paradite, në përfundim të vizitës së tyre ‘ad Limina’, që filloi më 14 majin e kaluar.
Audienca u mbajt në Pallatin Apostolik të Kastel Gandolfos, prej nga Ati i Shenjtë u largua me helikopter sot pasdite në orën 17. 00, për t’u kthyer në Vatikan.
Kujtojmë se Mali është një republikë e vogël në Afrikën verilindore, me 12 milionë banorë e 20 mijë të pagëzuar. Zë vendin e 174-t në klasifikimin e zhvillimit njerëzor. Më se 12 milionë banorëve të vendit të vogël u mungon uji i pijshëm e, prej këndej, rrallë herë arrijnë në moshën 50 vjeçare. Prandaj Ati i Shenjtë u shprehu ipeshkvijve afrikanë vlerësimin për veprimtarinë e tyre tejet të vështirë baritore, në sa Kisha e Kontinentit të zi përgatitet të kremtojë Asamblenë II të posaçme të Sinodit të ipeshkvijve për Afrikën.







All the contents on this site are copyrighted ©.