2007-05-17 17:19:13

Lidhje të drejtpërdrejta Itali-Shqipëri për luftën kundër krimit


(17.05.07 RV)Pas sekuestrimit të autobuzit në Piemonte nga tre shqiptarë, qeveria e Romës dhe ajo e Tiranës do të realizojnë “lidhje të drejtpërdrejta” në nivelin e Ministrive të Brendshme dhe të Drejtësisë, për të bashkëpunuar më mirë në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe trafikëve të paligjshëm. Sot në Tiranë, Ministri italian i Mbrojtjes, Arturo Parisi është takuar me homologun shqiptar, Fatmir Mediu. Ky i fundit dënoi gjestin e tre shqiptarëve dhe i kërkoi kolegut t’i shprehë qeverisë italiane gatishmërinë për bashkëpunim të qeverisë shqiptare.







All the contents on this site are copyrighted ©.