2007-05-17 16:41:26

Keqardhja e Selisë së Shenjtë për shtyrjen e votimit mbi të drejtat e popujve indigjenë në Selinë e OKB-së.


(17.05.2007 RV)“Duhet pritur akoma që në Selinë e OKB-së të arrihet konsensusi ndërmjet shteteve anëtare, për mbrotjen e të drejtave të popujve indigjenë”. Kështu u shpreh dje në Nju Jork kryeipeshkvi Çelestino Miliore, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së.
E kjo keqardhje buron nga fakti se Asambleja e përgjithshme e OKB-së e shtyu miratimin e bocës së Deklaratës për të drejtat e popujve indigjenë (DRIP). Boca u miratua në qershorin e kaluar, pas diskutimesh që zgjatën 24 vjet. Miratimi i kësaj boce qe parashikuar për vitin 2006. Por me sa duket, siç u shpreh me keqardhje përfaqësuesi i Vatikanit “fshatarët e varfër, shpesh me origjinë indigjene, duhet të presin edhe shumë kohë, para se të përfillen nga bota moderne e të fitojnë pavarësinë , duke shpëtuar nga sundimi kolonial”.Mosmiratimi u përligj me një mori arsyesh; kryesorja ishte se nuk është përcaktuar ende qartë cilët mund të quhen popuj indigjenë.







All the contents on this site are copyrighted ©.