2007-05-17 17:43:23

Ka vdekur imzot Pierre Duprey, ish sekretar i Këshillit Papnor për bashkimin e të krishterëve, 30 vjet nxites i Ekumenizmit


(17.5.07 RV) Të dielën e kaluar në mëngjes në moshën 84 vjeçare . Imzot Duprey punoj 30 vjetë për Ekumenizëm, luajti një rolë kryesor në përgatitjen e nismave historike siç ishte takimi ndërmjet Papës Palit VI e Patrikut të Kostantinopojës Atenagores apo heqja reciproke e shkishërimit ndërmjet Kishës së Romës e Kishave Ortodokëse.
Imzot Duprey punojë në linje të parë për rifillimin e dialogut teologjik mes Kishës katolike e asaj ortodokëse, shpalluar gjatë vizitës së Gjon Palit II te Patriku ekumenik i Konstantinopojësm Dimitrio I, më 1979.
Më 25 prill të vitit 1983 qe emëruar Sekretar i Sekretariatit të Vatikanit për Bashkimin e të Krishterëve. Punoj pranë Këshillit papnor për bashkimin e të Krishterëve deri në tërheqjen e tij për arsye të moshës, më 16 mars 1999, kur qe zëvendësuar nga imzot Walter Kasper, kardinal i ardhshëm e president aktual i këtij Këshilli.







All the contents on this site are copyrighted ©.