(15.05.07 RV)Numri i të shtruarve në spitalin infektiv të kryeqytetit të Shqipërisë
ka arritur në 50 vetë. Të gjithë janë banorë të zonës së Kamzës ose pranë saj. Edhe
këtë herë, ashtu si një vit më parë, uji i pijshëm shihet si shkaktar i rishfaqjes
se hepatitit A. Sipas specialistëve të higjienës, uji i puseve që përdoret në zonen
e Kamzës është jashtë standarteve dhe duhet zierë para se të konsumohet. Një vit më
parë, Tirana u pushtua nga epidemia e verdhëzës me rreth 5 mijë të prekur, pas një
infeksioni që sipas specialistëve zuri fill në zonën e bllokut.