2007-05-15 17:50:19

Rajs-Putin mbi çështjen e Kosovës


(15.05.07 RV)Dita e dytë e vizitës së sekretares amerikane të shtetit, Kondolica Rajs në Moskë. Sot ajo u takua me presidentin rus Vladimir Putin. Të dy ranë dakord që duhet ulur toni i polemikave në marrëdhëniet dypalëshe. Të shumta temat e diskutimit ndërmjet tyre, tema që do të ripropozohen edhe në takimin e muajit të ardhshëm ndërmjet presidentit amerikan Bush dhe vetë presidentit rus Putin, në kuadër të mbledhjes së G-8-ës në Gjermani. Së pari, kundërshtimi i Moskës ndaj projektit amerikan të vendosjes së raketave në Poloni e në Republikën Çeke dhe së dyti, rezistenca e Kremlinit për t’i dhënë mbështetje planit të Ahtisarit për Kosovën.







All the contents on this site are copyrighted ©.