2007-05-15 18:07:19

Kryeipeshkvi i Asuncionit: mesazhi i Papës në Brazil, thirrje e fuqishme për dashuri e solidaritet ndaj më të varfërve.


(15.05.2007 RV)RealAudioMP3 Papa i ftoi ipeshkvijtë, meshtarët, rregulltarët e laikët latinoamerikanë ta gjallërojnë impenjimin e tyre misionar, duke vënë në qendër të tij Krishtin e Kishën e tij, duke predikuar në mënyrë të qartë, pa e thjeshtëzuar Ungjillin e dashurisë dhe të vertetën e Hyjit. Prej këndej, kujtoi se ungjillëzimi lidhet ngushtë me çlirimin e vërtetë të njeriut, të cilin e ndihmon ta kapërcejë varfërinë morale e shpirtërore, pa rënë në gabimet shkatërrimtare të ideologjive materialistike, si marksizimi e kapitalizmi. Mbi këtë mesazh të Benediktit XVI – të ndjekim reflektimin e kryeipeshkvit paraguajan të Asuncionit, imzot Eustakio Pastor Kokeho Verga në mikrofonin e Radio Vatikanit:
Përgjigje: - Besoj se mesazhi i tij ishte shumë i thjeshtë, i përvujtë, por edhe tepër i rëndësishëm, ishte thirrje e fortë për dashuri e solidaritet ndërmjet popujve të Amerikës Latine. E unë besoj se për të varfërit ishte një mbështetje shumë e fortë: e kjo është tepër pozitive për këtë kohë. Për ne, që jemi mbledhur në Konferencën V të ipeshjkvijve të Amerikës Latine e të Karaibeve, ishte mesazh jashtëzakonisht i rëndësishëm, që na tregon rrugën e reflektimit gjatë këtyre 20 ditëve të punimeve.
Pyetje: - Papa vuri theksin mbi temën e Konferencës: misionaritet, dishepullàt, ungjillëzim i ri: një sfidë për Kishën e Amerikës Latine, apo jo?
 Përgjigje: - Natyrisht! Besoj se duhet të bëjmë një punë më të mirë, në krahasim me të kaluarën. Ungjillëzimi duhet të depërtojë më në thellësi të popullatës. Edhe Papa e vlerësoi shumë pozitivisht përshpirtërinë popullore, por na ngarkoi të gjithëve me detyrën të ugjillëzojmë më në thellësi të kësaj përshpirtërie popullore të Amerikës Latine, që është vërtetë thesar për këtë Kontinent; por ne tani e kemi për dertyrë ta përtrijmë ungjillëzimin në këtë epokë ndryshimesh: në kulturë, në shoqëri, në botën ekonomike, politike…







All the contents on this site are copyrighted ©.