Bekohet Kisha e re e Shen Nikolles ne Gramsh te Zadrimes
(15.05.07. RV)Të shtunën e kaluar
më 12 maj në Gramsh të Zadrimes në dioqezin e Sapës në Shqipëri, është shuguruar Kisha
e re kushtuar Shën Nikollës. Meshën e Shenjtë solemne të shugurimit të tempullit të
ri të Zotit, e kryesoi ipeshkvi i Sapës imzot Lucian Agostini, i rrethuar nga një
pjesamarrje e jashtëzakonshme dhe korale e popullit të Zotit dhe e klerit vendas.
Tempulli në të gjitha besimet e lashta është vend i shenjtë, shenjë e pranisë së
Hyjit ndërmjet njerëzve dhe e pjesëmarrjes së tyre në mirësitë e jetës hyjnore. Për
Jezusin tempulli është shtëpia e Hyjit, një shtëpi lutjesh, shtëpia e Atit të tij
qiellor dhe e miqëve të tij, e nxënësve të tij e të të gjithë atyre që bashkohen
vëllazërisht për t’i kënguar Hyjit këngë lavdërimi e mirënjohjeje. Për të krishterët
tempulli apo Kisha është Trupi mistik i Krishtit Shëlbues. Po t’i kthehemi shugurimit
të Kishës së re të Grasmhit e më hollësisht mbi këtë festë, nga Laç Vaut -Dejes na
njofton bashkëpuntorja Violeta Marashi. Ta dëgjojmë shërbimin…