2007-05-14 17:41:54

Papa u kthye nga Brazili në Kastelgandolfo.


(14.05.2007 RV)RealAudioMP3 Benedikti XVI u kthye sot nga Brazili në Romë: avioni papnor (një Boeing 777 i All'Italias), preku tokën e aeroportit të Çampinos në orën 12. 25. Prej këndej Papa u nis menjëherë drejt selisë papnore të Kastelgandolfos, ku do të kalojë disa ditë, për t’u rikthyer në Vatikan të premten e ardhshme. Prandaj këtë të merkurë nuk do të mbahet audienca e zakonshme e përgjithshme.
“I paharrueshëm”: kështu e quajti mbrëmë Benedikti XVI, gjatë ceremoninë së lamtumirës në Aeroportin e Sao Paolos, shtegtimin e tij apostolik në Brazil, që nisi më 9 majin e kaluar. Ishin ditë të jashtzakonshme, gjatë të cilave kudo që shkeli, Ati i Shenjtë u rrethua nga dashuria e nga entuziazmi i vetvetishëm i besimtarëve, gjë që e preku më shumë se çdo gjë tjetër.
Kështu mund të themi me plot gojën se shtegtimi apostolik i Benediktit XVI në Brazil përfundoi në atmosferën e shpresës e të impenjmit të ri për të kumtuar Ungjillin.
Duke u larguar nga Brazili, Papa e siguroi popullin brazilian dhe amerikanolatin:
Tende a certeza de que levo a todos no meu coração, donde brota…
“Të jeni të sigurtë se ju kam të gjithëve në zemër”.Më pas falënderoi Zotin që i dha hirin të jetojë orë kaq të ngarkuara me veprimtari e emocione, orë të paharrueshme. Prandaj shtoi: “Në kujtesën time do të mbeten të pashlyera shprehjet e entuziazmit e të përshpirtërisë së thellë të këtij populli”.







All the contents on this site are copyrighted ©.