2007-05-14 18:03:58

Në Gjenevë, Asembleja e 60-të e Shëndetësisë


(14.05.07 RV)Filloi sot në Gjenevë Asambleja e 60-të Botërore e Shëndetësisë. Në takimin e përvitshëm, që zhvillohet çdo maj, marrin pjesë 193 shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Objektivi i mbledhjes është përcaktimi i linjës politike të organizatës dhe i përparësive të ndërhyrjeve të saj në botë. Ndër temat që do të diskutohen këtë vit janë: çrrënjosja e poliomelitit, kontrollimi i tuberkulozit, shëndeti dhe higjena e gojës, sistemi shëndetësor dhe ai i emergjencës, identiteti i llojit, gripi i pulave dhe kërcënimi për një pandemi të re, ilaçet për fëmijë. Punimet do të vazhdojnë deri më 23 maj.


Gjithnjë e më i lartë tensioni në Pakistan, ku bilanci i ndeshjeve në qytetin e Karaçit është shumë i rëndë. Së paku 40 vetë kanë mbetur të vrarë në manifestimet e djeshme e të pardjeshme kundër presidentit Musharraf. Ky i fundit ka pezulluar presidentin e Gjykatës së Lartë, i cili e ka akuzuar shpesh për ndërhyrje në magjistraturë. Ndërkaq, luftime të reja ka në kufirin ndërmjet Pakistanit e Afganistanit. Deri tani janë vrarë 12 vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.