2007-05-12 18:02:39

Dita e katërt e shtegtimit apostolik të Benediktit XVI në Brazil.


(12.05.2007 RV) RealAudioMP3 Dje Kisha braziliane ishte në festë për shenjtërimin e Frei Galvaos. Gjatë Meshës me ritin e kanonizimit në Kampo de Marte të Sao Paolos, Benedikti XVI vuri theksin mbi aktualitetin e figurave si ajo e françeskanit të lartuar në nderimet e elterit, shenjtit të dashurisë së krishterë, temë të cilën e ripreku gjatë kremtimit të lutjeve mbrëmësore me ipeshkvijtë brazilianë në Katedral da Sé.
Në përfundim të takimit me ipeshkvijtë, rreth orës 18 me orën vendase, 23. 00 me orën evropiane, Ati i Shenjtë u largua nga Sao Paolo drejt Aparesidës, ku nesër do të hapë Konferencën V të përgjithshme të Amerikës Latine e të Karaibeve. Selia e re e Atit të Shenjtë është Seminari “Bom Jesús” (‘Jezusi i mirë’) i Aparesidës, ngrehinë e stilit rinashimental, ndërtuar që në vitin 1894, ku Papa vijon të rrethohet me dashuri, me atmosferë festive e me mirënjohje nga e gjithë popullsia vendase. Këtu Benedikti XVI e nisi me kremtimin privat të Meshës Shenjte, ditën e katërt të shtegtimit të tij apostolik në Brazil.







All the contents on this site are copyrighted ©.