2007-05-11 07:27:52

Papa të rinjve Brazilian:jini miqë të Jezusit, mos e dëmtoni jetën por jetojeni në gëzim e fe.


(11.05.07. RV)Këngë, vallëzim e parrulla të ritmuara, e shumë, shumë gëzim e ngazëllim të të rinjve barzilianë që e përqafuan mbrëmë Papën në takim me të në stadiumin e San Paolos.
Impenjimi për “një shoqëri më të drejtë e vëllazërore”, të pajtuar e paqësore në të cilën duhet luftuar “dhunën” e rivendosur “ndershmërinë” në marrëdhëniet shoqërore e profesionale”. T’u jipet “një rëndësi e veçantë çështjeve të rendit shoqëror, ekonomik e politik” e ato të ushqehen me Ungjill e doktrinë shoqërore” të Kishës. Papa Benedikti XVI këte ia kërkoi të rinjve të Amerikës latine duke i takuar në stadiumin e qytetit të Shën Palit në Brazil.
“Kisha ka nevojë për ju, si të rinj, për t’ia treguar botës fytyrën e Jezu Krishtit që përvijohet në bashkësinë kristiane. Pa këtë fytyrë Kisha do të paraqitej e shpërfytyruar. Kështu pohoi mes tjerash Benedikti XVI para mëse 70 mijë të rinjve, të cilët morën pjesë në takimin e në San Paolo të Brazilit. “Ju të rinjë, nuk jeni vetëm e ardhmja e Kishës dhe e njerëzimit, thua se bëhët fjalë për një ikje nga e sotmja. Pëkundrazi: ju jeni e sotmja e re e Kishës dhe e njerëzimit. Ju jeni fytyra e re e Kishës”. Të rinjve Papa iu kërkoi t’i “plotësojnë obligimet ndaj Shtetit, t’i resepektojnë ligjet, të mos bien pre e valës së urrejtjes e dhunës, por të orvatet të jenë shembull jete e sjelljeje të krishterë në mjediset profesionale e sociale, duke u dalluar për ndershmëri në marrëdhëniet shoqërore e profesionale”.E në fjalimin drejtuar të rinjve, Ati i Shenjtë foli edhe për udhën e jetës së përkushtuar, të cilën duhet ndërmarrë nëse Zoti ju thërret për këtë. Në vijim Papa u kërkoi të rinjve të Amerikës Latine “të kenë respekt të madh për sakramentin e martesës”, pa të cilin nuk do të ketë “lumturi të vërtetë në vatrën familjare e besnikëri mes bashkëshortëve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.