2007-05-10 17:50:59

Misioni në Kosovë shqyrtohet në Këshillin e Sigurimit


(10.05.07 RV)Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shqyrton sot raportin për vizitën e misionit të tij në Kosovë dhe në Serbi. Raportin e paraqet shefi i këtij misioni, ambasadori i Belgjikës në Kombet e Bashkuara, Johan Verbeke. Ditët e kaluara, Rusia ka bërë të ditur se misioni ka gjetur shumë probleme në realizimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Si rezultat, Moska ka paraqitur një propozim, sipas të cilit Kosova ftohet akoma të plotësojë rezolutën 1244, ndërsa hapen bisedime të reja për statusin me Serbinë. Qëndrimi i SHBA-ve është që të arrihet sa më shpejt në një rezolutë të re, brenda muajit.







All the contents on this site are copyrighted ©.