2007-05-08 18:51:20

Olli Rehn mbi Kosovën e Serbinë


(08.05.07 RV)Komisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oli Ren deklaroi sot se për statusin e Kosovës nevojitet një zgjidhje e shpejtë, e bazuar në planin e Marti Ahtisarit. Ren ka reaguar edhe ndaj zgjedhjes së ultranacionalistit Tomislav Nikoliq në presidencën e Parlamentit serb, duke e quajtur një “sinjal alarmues”. Gjatë debateve dje e sot në parlamnet, Bashkimi Evropian është konsideruar shpesh si armik e jo si partner apo mik. Ren u bëri thirrje forcave politike të mbajnë parasysh aspiratat europeiste të popullsisë. Serbia akoma nuk gjen koalicion për formimin e qeverisë së re e nëse kjo gjendje do të vazhdojë deri më 14 maj, sipas Kushtetutës duhen thirrur zgjedhje të reja







All the contents on this site are copyrighted ©.