2007-05-08 18:53:04

Lajme nga bota


(08.05.07 RV)Pas 5 vjetësh, Irlanda e Veriut ka një qeveri të re autonome të formuar nga unionistë dhe republikanë. Kryeministër është protestanti Jan Peisli, kreu i Partisë unioniste Demokratike ndërsa zëvendësi i tij është katoliku Martin MekGines, drejtues i lëvizjes republikane “Sin Fein”.


Zëvendëspresidenti amerikan Dik Çejni fillon sot turneun në Lindjen e Mesme. Qëllimi i turneut është të kërkojë mbështetje për stabilizimin e Irakut dhe të rrisë presionin diplomatik ndaj Iranit për programet e tij bërthamore. Çejni do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Jordaninë.


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Skefer dhe presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf u morën vesh për forcimin e masave të sigurisë përgjatë kufirit ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit, me qëllim që të ndalohet kalimi i talebanëve. Ata u takuan sot në Islamabad.


Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International akuzon Rusinë dhe Kinën për shkeljen e embargos së armëve kundër Sudanit. Pekini i hodhi poshtë akuzat duke i cilësuar "plotësisht të paarësyeshme".







All the contents on this site are copyrighted ©.