2007-05-07 18:38:48

Ranieri në Shqipëri: asnjë lëshim për demokracinë.


(07.05.07 RV)Përfundoi në Tiranë vizita e presidentit të Komisionit të jashtëm të Dhomës italiane të Deputetëve, Umberto Ranieri. Gati për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian, tha ai, por asnjë lëshim përsa i përket respektimit të parimeve të demokracisë. Ndër kërkesat e përmendura nga politikani italian: zgjidhja e konfliktit politik ndërmjet pozitës dhe opozitës, nevoja që presidenti të zgjidhet me konsensus ndërmjet palëve dhe rritja e përpjekjeve për më tepër efikasitet në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të drogës.







All the contents on this site are copyrighted ©.