2007-05-05 14:42:27

Përfundoi vizita "ad Limina" e ipeshkvijve të Konferencës SS Cirili e Metodi në Vatikan. Intervistë me ipeshkvijtë shqiptarë


(06.05.07 RV)Javës që kaloi ishin në Vatikan për vizitë “ad Limina Apostulorum”, ipeshkvijtë e Konferencës Ipeshkvnore Ndërkombëtare të Shenjtorëve Çirili e Metodi, ku përfshihen Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Serbia. Ndër ipeshkvijtë shqiptarë të pranishëm, kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Zef Gashi dhe ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji. Të premten, ata u takuan në grup me Papën Benedikti XVI, i cili i priti në audiencë private.
Vendet e ndryshme e kontekstet e ndryshme shoqërore e fetare, në të cilat ndodhen besimtarët tuaj – u tha atyre Ati i Shenjtë - ndikojnë jo pak në jetën e tyre të krishterë. Mendoj, për shembull, për martesën ndërmjet bashkëshortëve me besim apo fe të ndryshme, e cila kërkon nga ana juaj, të dashur Barinj, një kujdes të veçantë shpirtëror dhe një bashkëpunim më harmonik edhe me Kishat e tjera të krishtera. Gjithashtu, mendoj për edukimin fetar të brezave të rinj, i cili duhet pa tjetër të parashikohet në programet shkollore.
Duke treguar se i kishte kuptuar fort mirë problemet kryesore të atyre trojeve, Papa vuri theksin mbi formimin e meshtarëve, që në periudhën e seminarit. Nuk la pa përmendur edhe trashëgiminë e hidhur të lënë nga komunizmi, i cili formoi një njeri të papërgjegjshëm, që ndodhet tani para rreziqeve të materializmit perëndimor. U kërkoi ipeshkvijve të bëhen për këtë njeri një udhëheqje e sigurtë. E në përfundim, edhe ftesa për të bashkëpunuar me ortodoksit. Por të ndjekim përshtypjet e dy ipshkvijve shqiptarë, kryeipeshkvit të Tivarit imzot Zef Gashi dhe ipeshkvit të Kosovës, imzot Dodë Gjergjit, nga takimi me Papën...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.