2007-05-05 14:44:28

Papa Benedikti XVI më 9 maj në Brazil


(06.05.07 RV)Të mërkurën e ardhshme, më 9 maj, Papa Benedikti XVI do të niset drejt Brazilit në Udhëtimin e gjashtë Apostolik të Papnisë së tij. Kthimi në Vatikan është parashikuar për të hënën më 14 maj. Ati i Shenjtë Jozef Racinger do vizitojë qytetin e madh të Saò Paulos (Shën Palit) – ku do të kanonizojë Frei Galvào, shenjtin e parë të Brazilit, do të takojë të rinjtë dhe Ipeshkvijtë e Brazilit – e pastaj do të shkojë pranë Shenjtërores së Zojës së Bekuar në Aparecida, ku më 13 maj me kremtimin e Meshës së Shenjtë do të hapë punimet e Konferencës së V-të të Përgjithshme të Episkopatit të Amerikës Latine e të Karaìbeve dhe do të marrë pjesë në Sesionin e parë të punimeve. Tema e kësaj Koference është: “Nxënës e misionarë të Jezu Krishtit, që popujt tanë ta kenë në Të jetën”. Ne do ta ndjekim Atin e Shenjtë me programet tona të përditshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.