2007-05-05 14:33:28

Kalendari i Shenjtorëve të javës së ardhshme, sipas kalendarit kishtar


(06.5.07. RV)Sot më 6 maj, Kisha katolike kremtoi të dielën e 5-të kohës së Pashkëve e pokështu përkujtoi edhe Shën Marjanin e Jakun, martirë.
Nesër, e hënë më 7 maj kalendari kishtar përkujton Shën Florianin, Shën Flavia Domitilen, martire romake; Shën Flavion e Augustin dhe të Lumën Roza Venerini, virgjër e themeluese të Motrave ‘Mësuese të Përshpirtshme Venerini’.
Të martën e ardhshme më 8 maj, kalendari kishtar përkujton festën e Zojës së Bekuar të Pompejit; Shën Viktorin, martir të Milanos, Shën Benediktin e II, papë, Shën Arsenin, diakon të romës dhe Shën Magdalenën e Kanosës.
Të mërkurën më 9 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Pakomin, abat dhe Shën Izainë, profet;
Të enjtën e ardhshme më 10 maj, përkujtohen Shën Jordanin, martir; Shën Jobin, Shën Kataldi dhe të Lumin Nikolò Albergatin;
Të premtën më 11 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Injacin e Làkonit; Shën Gualtierin apo Walterin.
Të shtunën e ardhshme më 12 maj, përkujtohen Shënjtorët Nereu e Akileu, martirë; Shën Pankraci, martir dhe Shën Leopoldin Mandiç
Të dielën më 13 maj, në të dielën e 6-të të kohës së Pashkëve, kalendari kishtar kremton festën e Zojës së Bekuar të Fatimes ; përshkutimi i Kishës së Marisë “tek Martirët” në Patheon të Romës dhe përkujton të Andreun Uberto Fournet, meshtar.








All the contents on this site are copyrighted ©.