2007-05-04 20:18:18

E diela V e Pashkëve: "Ju jap një urdhër të ri: duani njëri-tjetërin!


(05.5.07. RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Liturgjinë e Fjalës Hyjnore të dielës, kësaj herët do të dëgjojmë e meditojmë leximet biblike të dielës së 5-të kohës së Pashkëve, ciklit të tretë sipas kalendarit kishtar.
Edhe në këtë diele leximet biblike na propozojnë të thellojmë dinamizmin që Pashkët i japin historisë. Hyji bënë gjëra të reja e na fton të hyjmë në risin e tij. Bota nuk mund të shëlbohet (shpëtohet) përveç se nga dashuria; bota do të gjejë paqen vetëm në dashuri; bota është bërë më e mirë vetëm atëherë kur është ndriçuar, frymëzuar e udhëhequr nga dashuria. Ky është urdhëri i Jezu Krishtit që na lë si program jete për ne, për familjet tona, për bashkësitë tona shoqërore e kombëtare, për botën mbarë.
T’i dëgjojmë leximet biblike të kësaj së diele të 5-të të Pashkëve e pastaj komentin nga dom Gjergj MetaRealAudioMP3
Te dashur vellezer motra kjo e deele e V-të gjate kohes se Pashkeve na fton te shikojme mrekullite qe Krishti i Ngjallur ben ne bashkesine e tij. Ngjarja e madhe e Pashkeve hap nje epoke te re per te gjithe njerezit, madje ajo shtrihet edhe per te gjithe universin. Risia e nderhyrjes se Zotit ne bote me ane te misherimit te tij, eshte nje risi qe prek te gjithe njeriun. Gjithçka shndërrohet! Krishti i Ngjallur eshte Krishti i Shnderruar e në Të shndërrohen te gjithe ata qe nepermjet pagezimit kane pranuar jeten e re ne Krishtin.
Leximi i pare i kësaj së diele marre nga Veprat e Apostujve (Vap 14,21-27) na tregon zellin e parreshtur te Palit dhe te Barnabes ne shpalljen e Ungjillit. Ata porosisin bashkesite e reja, i organizojne ato dhe ç'eshte me e rendesishmja i forcojne ne besim (fe). Sigurisht bashkesite e reja jane plot me entuziazem per jeten e re qe kane filluar, por pikerisht per kete gje kane nevoje qe ky fe te fuqizohet gjithnje e me shume brenda tyre. Keshtu perkujdesja e Palit dhe e Barnabes nuk u mungon per asnje çast. Ata jane barinjte e popullit te ri te Zotit, të Izraelit te ri qe u krijua nga kraharori i shporuar i Krishtit. Jeta e bashkesive te para te Krishtera eshte per ne sot, pas nje krishterimi shumeshekullor, nje shembull i asaj çka do te thote te jesh pakice. Ata ishin pak, por sherbyen si tharm per boten e atehershme dhe prej asaj pakice Kisha erdh e u be nje popull i madh.
Ngjallja e Krishtit eshte fitorja mbi vdekjen dhe mbi te vjetren. Tashme bashkesite e reja jetojne me kete siguri se Krishti e ka mundur te vjetren dhe mekatin. Ky shnderrim shprehet me se miri ne vizionin e Gjonit ne librin e Zbuleses nga ku eshte marre dhe leximi i dyte i kësaj së diele (Zb 21,1-5). “Une Gjoni pashe nje qiell te ri dhe nje toke te re...” gjithçka eshte shnderruar dhe ka marre nje pamje tjeter, te re dhe te fresket. Gjerat e kaluara nuk jane me. Ky shnderrim prek bashkesine e Izraelit ne teresine e tij. Tashme kemi nje Izrael te ri. Por tanime kemi edhe nje njeri te ri ne Krishtin. Krishti eshte njeriu i ri, ai qe kaloi pertej vdekjes e mundësoi që nepermjet tij çdo njeri të mund te kaloje pertej vdekjes dhe vërtetë te jete njeri i ri.
Por ne verejme shpeshhere dhe konstatojme me trishtim se gjerat perreth nuk kane ndryshuar shume, se ende sot vazhdojne mekatet dhe ligesite e njerezve. Ende njeriu i vjeter i ben lufte njeriut te ri. Nepermjet nje shikimi siperfaqesor duket se realiteti ku jetojme, ai realitet qe ne prekim çdo dite apo qe na kalon nepermjet valeve te nje tv-je apo sinjaleve te nje interneti eshte nje realitet i trishtueshem dhe mbytes, pa perspektiva. E shpesh ne brendine e zemres sone themi: “Po ku eshte qielli i ri dhe toka e re?”. A ka ndryshuar gje pas ardhjes se Krishtit e me pas? Apo jane te njejtat gjera dhe se vepra e tij flijuese ka shkuar kot? Jane pyetje me se te ligjshme. Dhe sigurisht nese duam ta shohim realitetin vetem neprmjet asaj çka na serviret dhe ne siperfaqe mund te ndodhe qe te trishtohemi e te humbim cdo shprese, por nuk eshte keshtu nese shohim me thelle dhe nese ne me jeten tone behemi te paret qe fillojne nje shtegtim shnderrimi. Realiteti mund te ndryshohet, por vetem nese ne e lejojmë Zotin qe te na shnderroje nga brenda.
Cdonjeri nga ne eshte nje banese e Zotit. Hyji ka vendosur qe te banoje në ne. Ne jemi tempulli i ri i Hyjit, Jeruzalemi i ri te cilin Zoti e ka bere gati si nje nuse te stolisur per veten e tij. Bashkesia e krishtere eshte kjo nuse e re e stolisur per dhendrrin e saj, por edhe brendia e shpirtit tone eshte banesa fizike e ketij miku kaq te veçante. Nuk mund te kete bashkesi nese nuk ka persona qe jetojne me Zotin. Atehere Hyji do te jete ne mes nesh. Jeta ne Krishtin dhe me te eshte nje jete e shnderruar plotesisht. Shume here ne, eshte e vertete, e mjegullojme pranine e tij brenda nesh, me ane te pretendimit se jemi vete Zot dhe nuk kemi nevoje per Të. E kerkojme Hyjin kur kemi nevoje dhe e braktisim sapo fillojme te ndjehemi me mire, ose e mendojme sipas vetes sone dhe duam ta urdhërojmë Zotin. Po kjo eshte e pamundur. Ai mund ta shnderroje jeten tone, e keshtu bashkesine e krishtere e keshtu gjithe boten, nese ajo e le atë te lire te veproje brenda nesh. Ne te vertete Ai e ka mundur tashme te keqen dhe ate ç'ka njollos jeten tone. Ai eshte qengji pa njolle. Por a ka se si ne te jemi bashkepunetore te Zotit per ta bere me te jetueshme dhe me te bukur jo vetem bashkesine tone, po edhe krejt mjedisin ku jetojme? Si mundemi ne te jemi pjese jo vetem pesuese por edhe vepruese e ketij shnderrimi kozmik qe Krishti ka sjelle me vete?
Nese i leme vend dashurise së Tij Hyjnore ne jeten tone. Ne Ungjillin e Gjonit te kesaj te diele Krishti i porosit dishepujt e tij: “Duajeni njeri tjetrin sikurse une ju kam dashur juve, keshtu duajeni edhe ju njeri tjetrin. Nga kjo gje te gjithe do ta dine qe jeni dishepujt e mi, nese do te keni dashuri njeri per tjetrin.” Sa e sa here e kemi degjuar kete fjali e sa e sa here ndoshta e perserisim nganjehere duke tejperdorur, por pa i dhene nje qendrueshmeri asaj. E dime mire kete urdher te Krishtit, urdherin e ri, por nuk na shkon ndermend sa here qe eshte ne loje interesi yne, kenaqesia jone, ne fund te fundit vetja jone. Sa here e kufizojme kete urdher vetem per ata qe i kemi per zemer, apo qe jane gjithnje ne nje mendje me ne. Sa here ne kete urdherim hyjne vetem ata qe ne nje fare menyre me sherbejne, apo qe terheqin deshirat e mia dhe simpatine time. Por sa here te tjera shume njerez mbeten jashte ketij urdherimi. E sa here te njejtet njerez qe dikur i kam dashur papritur kthehen ne armiq te mi, sepse me kane shkelur ne kallo, apo pse e mndojne ndryshe nga une, apo pse me kane prishur pune dhe me bezdisin. E sa here dashurojme me shume vetveten, mendimet tona, idete tona dhe i flakim te tjeret.
E atehere bashkesia lengon, Kisha lengon, njerezimi lengon sepse dashuria degdiset ne vise te largeta dhe egoizimi e urrejtja ulen kembekryq ne zemren tone. Keshtu ne jemi deshmitare te kunderdashurise. Jemi deshmitare vetem te vetvetes. E zhveshim vetveten nga dashuria dhe kur zeri i Zotit therret “Adam ku je?” ne fshihemi nga Hyji, nga vetja dhe nga te tjeret. E ky eshte ferri te dashur miq: mungesa e dashurise!
Vetem nje bashkesi qe e jeton urdherin e dashurise jo duke e prere sipas mases se vetevets, por sipas mases se Krishtit dmth duke dashur pafund, eshte nje bashkesi e shnderruar, eshte nje bote e re, eshte nje qiell dhe nje toke e re. Vetem keshtu është e mundur qe zemra e cdo individi te jete nje Jeruzalem i ri, nje nuse e stolisur per dhenderrin e saj. Vetem keshtu Zoti do te trokase ne deren e zemres sone dhe do te darkoje me ne e do te rri aty. Lum ajo zemer qe ka per mik Zotin, sepse aty pastaj te gjithe do te jene miq dhe ajo zemer do te jete nje zemer e lumtur. Keshtu do te ndikohen ata qe jane afer nesh e me rradhe deri e gjithe bota do te jete e mbrujtur nga ky tharm.
Kjo eshte deshmia qe Zoti kerkon nga ne. E nuk ka dashuri pa vuajtje. Keto të dyja jane bashke gjithmone. Na e deshmon vete Krishti dhe na e deshmon gjithe historia e Kishes e nese gerrmojme brenda vetes edhe vete ndergjegja jone e pohon këte. Por pikerisht ketu qendron lavderimi i cdonjerit nga ne. Duke shkuar ne kryq Krishti u lartesua, na thote ungjilli i kesaj te diele.
Te dashur vellezer e motra. T'i bejme vend Zotit Jezus ne zemren tone, te sigurte se do te dije te na udheheqe neper shtigjet e drites dhe erresira nuk do te kete asnje pushtet mbi ne. Eshte e mundur te jemi njerez te shnderruar dhe nepermjet nesh te shnderrohen te gjithe. Amen!







All the contents on this site are copyrighted ©.