2007-05-03 18:32:04

Sivjet bie 50 vjetori i Enciklikës 'Fidei Donum' kushtuar misionarëve


(03.5.07 RV)Sivjet kremtohet 50 vjetori i Enciklikës së Papës Piut XII Fidei Donum që ka paraqitur një hov të jashtëzakonshëm për meshtarët, rregulltarët e besimtarët laikë drejt misioneve në mbarë Kishën e botës. Në kuadrin e këtij përvjetori po mbahet afër Romës në Sacrofano edhe Mbledhja e përgjithshme e Këshillit të Eprorëve të Veprave Misionare Papnore. Po cilat janë përvojat e reja që dalin nga këto misione? Në këtë pyetje përigjet në mikrofonin e Radio Vatikanit, sekretari i dytë i Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e popujve, kryeipeshkvi imzot Henryk Hoser, president i Veprave Misionare Papnore:
“Përvoja e re vjen nga mobilizimi i Kishave të reja. Eshtë gjithnjë e në rritje numri i misionarëve që vijnë prej Vendeve të Jugut të Botës e që shërbejnë pranë Kishave tjera që kanë nevojë për ndihmë. Mes tjerash, kemi edhe një shkëmbim të jashtëzakonshëm të dhurave personale të të rinjëve. Duam të ndihmojmë e ta mbështesim këtë lëvizje e prandaj gjatë punimeve të Mbledhjes sonë do të kuptojmë edhe si mund e duhet t’i ndihmojmë misionarët e misionet kishtare. Dua të nënvizoi vlerën që ka për besimtarë sot dëshmia e fesë në Krishtin dhe shenjtërimi i jetës së misionarëve”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.