2007-05-03 18:21:48

E errët e ardhmja e kryeministrit izraelit.


(03.05.07 RV)Gjithnjë e më e errët, e ardhmja e kryeministrit izraelit, Ehud Olmert. Sot në parlament, diskutohet mbi raportin e luftës në Liban, ku qeveria e tij akuzohet si “e paaftë”. Rriten kërkesat për dorëheqjen e Olmertit, që do t’ia linte vendin ministres së jashtme, Livni. Nuk ndryshon gjë për Izraelin, por me siguri ndryshon për marrëdhëniet izraelito-palestineze, siç na shpjegon Marçela Emiliani, docente e Zhvillimit Politik të Lindjes së Mesme në Universitetin italian të Bolonjës:
Problemi është pikërisht ky: sado e dobët që është kjo qeveri, mendohet që me të është më i lehtë dialogu me palestinezët. Nëse kjo qeveri bie, nëse Livni nuk arrin të mbajë në këmbë një qeveri të partisë Kadima (partia e Olmertit), do të kemi një qeveri të Likudit, pra Benxhamin Netanijahun, i cili ka marrëdhënie shumë të vështira me palestinezët. Pra Kadima është e dobët, por përfaqëson shpresat e pakta për dialog me palestinezët. Nëse kthehet Netanijahu do të gjendemi në një situatë të rëndë, si ajo që solli në falimentimin e marrëveshjes së Oslos.







All the contents on this site are copyrighted ©.