Akademia Papnore Shkencave Sociale mbi "Bamirësinë e drejtësinë në marrëdhëniet
mes popujve e kombëve
(03.5.07 RV)Pranë Sallës së Shtypit
të Selisë së Shenjtë janë paraqitur rezulatet përfundimet të Mbledhjes së XIII Plenare
të Akademisë Papnore të Shkencave Sociale, mbi temën: “Bamirësia dhe Drejtësia në
marrëdhëniet ndërmjet popujve e kombeve” që u mbajt në Vatikan nga data 27 prill deri
më 1 maj. Në mesazhin e tij drejtuar pjesëmarrësve të Sesionit të XIII-të të Mbledhjes,
Ati i Shenjtë Benedikti XVI nënvizoi sfidat kryesore e këto sipas Papës janë: mjedisi
dhe zhvillimi i mundshëm që duhet mbështetur; të drejtat e pacenueshme të personit
njerëzor për arritjen e drejtësisë së plot në planet; edukimi dhe transmetimi i dijes
për përhapjen e vlerave të shpirtit. Shoqëria botërore këto sfida para të cilave sot
ndodhet, sipas Papës, duhet ti ballafaqojë me një impenjim të bindur në shërbim të
drejtësisë sipas frymëzimit të bamirësisë e plaga e varfërisë në botë duhet luftuar
me mekanizma të ri financiar. Synimi i akademikëve, që në fillim të vitit 2008 do
të botojnë një dokument përfundimtar me të gjitha punimet që janë zhvilluar në pesë
vitet e fundit, është pjesëmarrja në ndërtimin e konsensusit rreth një rendi të ri
pune të përqendruar mbi zhvillimin integral të personit. Po mbi punimet e Mbledhjes
së XIII të Akademisë Papnore të Shkencave Sociale flet presidentja profesoresha Mary
Ann Glendon: Kemi mbyllur atë që mendojmë se është sesioni më i rëndësishëm
që kemi pasur ndonjë herë, pasi kemi trajtuar argumente që kanë të bëjnë me jetën
e miliona njerëzve. Kemi mësuar shumë në këtë fushë e për këtë argument, sidomos me
referime e përgjigje ndaj globalizimit. Kësaj herët çështjet i kemi vështruar në
dritën e enciklikës së Papës ‘Deus Caritas est’ –‘Zoti është dashuri’.
Nga
ndërhyrjet që janë bërë në këtë Sesion të XIII të Plenares, cilat janë nënvizimet
më të veçanta sipas jush?
Eshtë vështirë të zgjedhësh një prej tyre, sepse
kanë qenë aq të shumta nënvizimet që do të meritonin të përmendeshin. Po me siguri
kemi qenë të nderuar me pjesëmarrjen e ndërhyrjen jashtëzakonisht të menduar mirë
të kardinalit Tarcisio Bertone, i cili foli për vështirësitë e Selisë së Shenjtë në
rolin e saj si dëshmitare morale në gjirin e institucioneve ndërkombëtare. Kardinali
Bertone më tej vuri në pah mangësit e sotme të shumë institucioneve që shpesh herë
mbështesin idelogji që janë në kundërshtim me qendërimet katolike. Ndërhyrja e kardinalit
Bertone ka qenë një moment i madh, më kanë thënë se është hera e parë që sekretari
i Shtetit të Selisë së Shenjtë ka vizituar Akademinë Papnore që nga Lufta e Dytë Botërore.
Po kështu ka qenë një dhuratë paraqitja e vëzhguesit të përhershëm të Selisë së Shenjtë
pranë Kombeve të Bashkuara, krueipeshkvi Clestino Migliore. Konkretisht kemi pasur
mundësinë të bashkëveprojmë me dy përdoruesit më të rëndësishëm të Selisë së Shenjtë
që shërbehen me punimet që zhvillon Akademia e Shkencave Sociale, e cila orvatet
t’i japë Kishës elemente që mund të jenë të dobishme për zhvillimin e mendimit të
saj social.
Profesoresh, me çka mirret në këtë moment Akademia Papnore
e Shkencave Sociale?
Përveç këtyre dy vizituesve, jemi duke konsultuar
edhe shumë ekspert të jashtëm, për shembull drejtorin e përgjithshëm të Organizatës
së Kombeve të Bashkuara për Ushqim e Bujqësi, sekretarin e përgjithshëm të Organizatës
së Shteteve amerikane, ish ministrin e jashtëm të Meksikos, Henry Kissinger, ish sekretarin
e Shtetit e çmimin Nobel për paqe të vitit 1971.