2007-05-02 19:50:15

Papa: tri sfidat e sotme ekologjia, të drejtat e personit dhe vlerat e shpirtit


(02.5.07 RV)Mjedisi, personi njerëzor, vlerat e shpirti: janë tri sfidat për t’u ballafaquar me një impenjim të bindur në shërbim të drejtësisë së frymëzuar nga dashuria. Kështu pohon mes tjerash Papa në mesazhin e tij me rastin e Mbledhjes Plenare të Akademisë Papnore të Shkencave Sociale që po zhvillohet në Vatikan mbi temën: “Dashuria e Drejtësia në marrëdhëniet ndërmjet popujve e kombeve”.
Ambienti e zhvillimi i mundshëm që duhet mbështetur. Të drejtat e personit, mashkull e femër, të krijuar në përngjasim të Hyjit. Barazia e oportunitetit në përfitimin e gëzimin e të mirave shpirtërore, si edukimi e njohuria. Luftimi i varfërisë në botë përmes mekanizmave të ri të financimit: këto për Papën janë tri “sfidat specifike që bota ka para vetes e me të cilat duhet të përballohet”, sfida që kërkojn ë një impenjim të bindur të drejtësisë e bamirësisë. Për t’i përballuar këto sfida, ripohoi më tej Papa, është i domosdoshëm solidariteti ndërbrezënor që lind nga dashuria e brendshme e familjes, e themeluar mbi një burrë e një grua, të krijuar në përngjasim të Zotit. Benedikti XVI ripohoi më tej se për Kishën “drejtësia e bamirësia” janë të pandashme.







All the contents on this site are copyrighted ©.