2007-05-02 19:01:29

Muaji i majit me Marinë


(02.5.07 RV)RealAudioMP3 Kisha katolike muajin maj që posa e kemi filluar ia kushton nderimit të Virgjërës Mari, Nënës së Zotit. Besimtarët katolikë gjatë këtij muaji ngarendin tek Nëna e Jezusit e asaj ia besojnë jetën e tyre personale e familjare. Maji është kohë lutjeje e bashkimi më të ngushtë me Nënën e ne të gjithëve, e cila na prin tek Jezusi Shpëtimtar. E Papa na thërret në këtë muaj të lutemi në mënyrë që “sipas shembullit të Vigjërës Mari, çdo i krishterë, të jetë përherë i kujdesshëm ndaj shenjave të Zotit që përjeton e has në jetën personale, dhe Fjalën e Zotit ka ketë prijëse jete.
Mbi majin, muajin e Zojës së Bekuar, ftuam kryeipeshkvin imzot Angjelo Komastrin, vikar i Papës për Shtetin e Qytetit të Vatikanit, të na flasë për veçantinë e këtij muaji:
“Muaji i maji është muaji i bukurisë; është muaji në cilën shpërthen krijimi, përmes luleve e ke përshpytjen se tërë krijimi vishet me veshjen më të bukur.. E mirë pra, veshja më e bukur e njerëzimit është Maria. Besoj se çasti më i rëndësishëm i muajit maj duhet të jetë ai i irzbulimit të bukurisë së lutjes mariane e posaçërisht i lutjes së Rruzares Shenjte nëpër familje në shtëpi, në gjirin familjar. Mund të themi se dikur Rruzarja e Shenjtë ishte një element i domosdoshëm për jetën e përditshme të familjes së krishterë. Duke lutur Rruzaren, besimtarët mbushen përplot me Zotin, deri sa i luten së bashku me Marinë.


Shkelqësi, si ta përmirësojmë në këtë muaj lutjen tonë drejtuar Virgjërës Mari?
Mbi të gjitha duke e imituar Marinë, duke iu lutur Shenjtorëve. Ti lutësh Shenjtorëve nuk do të thotë thjesht ti kemosh, një Shenjtor nuk ka nevojë për kemim: ti lutësh Shenjtorëve, të shkosh tek Shenjtorët domethënë të pranosh e të njohësh në Shenjtorët një shembull feje e dashurie. E në Virgjërën Mari ne njohim në mënyrë të posaçme shembullin, modelin e fesë. Ne duhet ti afrohemi Marisë për të mësuar nga Maria besimin, fenë, për të mësuar nga Maria përvujtërinë, hapjen e zemrës ndaj Zotit. Eshtë kjo një udhë meditimi që zbulojmë duke recituar çdo ditë Besojmën. Kështu, për ta thënë apo lutur mirë Rruzaren e Shenjtë është e nevojshme që në shtëpi tona të ndjehet atmosfera e lutjes. Lutja nuk vjen vetvetiu. Në se në shtëpi ndjehet fryma e fesë, është e lehtë të krijohen kushtet e nevojshme për ta lutur me zemër e fe edhe Rruzaren. Dua të përmendi edhe faktin se kur lutet Rruzarja ndjehet zëri i popullit të Zotit, familja bëhet një gjë e vetme me të, ndjehet misteri i Jezusit të pranishëm në mes të atyre që janë të mbledhur në emër të Tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.