2007-05-02 17:50:38

Lajme të tjera


(02.05.07 RV)Do të marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun në Konferencën ndërkombëtare për Irakun, në program për nesër e pasnesër në Sharm El-Sheik të Egjiptit. Në takim, përveç kryeministrit irakian Al Maliki do të marrin pjesë edhe ministrat e 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësues të G_8 dhe vendet fqinjë me Irakun. Në studim, një lloj Plani Marshall për vendin e Gjirit Persik. Mbi konferencën rëndojnë dy probleme. Së pari, marrëdhëniet ndërmjet Iranit dhe SHBA-ve. Duket sikur do të zhvillohet një lloj konference e dytë, me të cilën mediat ka ditë që po luajnë. Së dyti, bota arabe duket se nuk është akoma gati të lidhë marrëdhënie kaq miqësore me Irakun.


Bëhet gjithnjë e më e vështirë në Izrael pozita e kryeministrit Olmert, pas publikimit të raportit që dënon mënyrën e zhvillimit të luftës në Liban, gjatë verës së kaluar. Përveç opozitës, edhe anëtarë të partisë së tij, Kadima kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, Olmert premtoi sot se do të korrigjojë gabimet, por nuk ka ndërmend ta lerë karrigen ku është ulur. Ndërkaq, ministri i jashtëm Perez ka njoftuar se do të dalë nga skena politike.







All the contents on this site are copyrighted ©.