2007-04-30 18:22:54

Shpresohet dialog SHBA-Siri-Iran në Konferencën mbi Irakun


(30.04.07 RV)Pritet me padurim në të gjithë botën, konferenca ndërkombëtare mbi Irakun, e cila do të mbahet më 3 e 4 maj në Sharm El Sheik të Egjiptit. Shpresohet që gjatë saj të fillojë një dialog i frytshëm ndërmjet SHBA-ve, Sirisë dhe Iranit. Sekretarja e Shtetit amerikan, Kondolica Rajs është treguar e gatshme për një takim me homologun e saj iranian.
Ndërkaq, në Irak tensioni mbetet i lartë. Katër ushtarë amerikanë kanë humbur jetën gjatë fundjavës në Bagdad. Gjatë muajit prill janë vrarë mëse 100 amerikanë. Që nga fillimi i konfliktit numri ka arritur në mbi 3.300.







All the contents on this site are copyrighted ©.