2007-04-30 18:31:06

Shenjti i ditës: shën Piu V


(30.04.07 RV)Duke shfletuar kalendarin e sotëm të Kishës Katolike, përkujtojmë shën Piun V, Papë. Antonio Mikele Gislieri, rregulltar domenikan, u emërua ipeshkëv e më vonë kardinal, kreu detyra me përgjegjësi në Kishë. U zgjodh Papë me emrin Piu V dhe punoi në mënyrë të posaçme për ta reformuar Kishën në çdo fushë, sipas linjave të përcaktuara nga Koncili i Tridentinit (Trentos).
Publikoi shumë tekste të reja të Mesharit në vitin 1570, pikërisht në kohën kur u përpilua edhe Meshari në gjuhën shqipe nga prifti shqiptar, dom Gjon Buzuku.
Shën Piu V përkujtohet kryesisht si papa i fitores së Lepantit, jo pse ai qe njeri i luftës, por sepse me autoritetin dhe prestigjin e tij personal arriti të imponojë një armëpushim ndërmjet shteteve evropiane të përçara dhe t’i nxisë ato që përmes “aleancës së shenjtë” t’i ndalnin hovin avancimit të trupave turke drejt Evropës. Më 17 tetor të vitit 1571, kur flota e krishterë mposhti përfundimisht atë turke, Papa Piu V urdhëroi që të binin njëkohësisht të gjitha këmbanat e Romës.








All the contents on this site are copyrighted ©.