2007-04-30 17:33:33

Papa priti në audiencë imzot Zef Gashin për vizitë ‘Ad Limina’ në Vatikan


(30.04.07.RV)RealAudioMP3 Ipeshkëvijtë Katolikë të Konferencës Ipeshkëvnore të Shën Cirilit e Metodit filluan sot në Vatikan vizitën e tyre Ad Limina Apostolorum. Po përkujtojmë se ky organizëm kishtar, kjo Konferencë Ipeshkëvnore përfshinë disa Vende si Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën.
E Vizitën e tyre Ad Limina Apostolorum, ipeshkëvijtë e kanë filluar sot herët në mëngjes me kremtimin e Meshës së Shenjtë pranë varrit të Shën Pjetrit në kriptën e Bazilikës së Vatikanit.
Më vonë Papa Benedikti XVI priti sot paradite në audiencë grupin e parë të ipeshkëvijve të kësaj konference Ipeshkëvnore, ndërsa grupi tjetër ka pasur takime me dikastere të ndryshme të Kuries Romake, siç ishte vizita pranë Kongregatës së Vatikanit për çështjen e Shenjtorëve dhe asaj për Kishat Lindore.
Po le ti kthehemi takimit me Atin e Shenjtë. Ndër ipeshkëvijtë që sot janë takuar Papën Jozef Racinger është edhe kryeipeshkvi i Tivarit imzot Zef Gashi, të cilin e kemi të pranishëm në studio të Radio Vatikanit. Me të do të flasim mbi domethënien e vizitës ‘Ad Limina Apostolorun’ dhe takimin personal që ka pasur me pasardhësin e shën Pjetrit. Ta dëgjojmë………..
Po përkujtojmë se Kishat katolike përfshinë Konferenca Ipeshkëvnore Katolike e Shën Cirilit e Metodit miratuar nga Selia e Shenjtë më 21 gusht të vitit të kaluar, janë ajo e Serbisë, e Malit të Zi, e Maqedonisë dhe e Kosovës.,
Ndërsa ipeshkvijët që përbëjnë Konferenca Ipeshkëvnore Katolike të Shën Cirilit e Metodit janë: imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv i Tivarit të Malit të Zi, imzot Stanislav Hoçevar, kryeipeshkëv i Beogradit të Serbisë, imzot Janosh Pénzesh, ipeshkëv i Suboticës së Vojvodinës; imzot Laslo Huzshvar, ipeshkëv i Zrenjaninit të Vojvodinës, imzot Ilija Janjiç, ipeshkëv i Kotorit të Malit të Zi, imzot Gjura Xhuxhar, ipeshkëv për besimtarë të ritit bizantin në Serbi e Mal të Zi, imzot Kiro Stojanov ipeshkëv i Shkupit të Maqedonisë dhe imzot Dodë Gjergji ipeshkëv i Prizerenit të Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.