Imzot Dodë Gjergji mbi misionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Kosovë
(30.04.07 RV)Flasim në studio me imzot Dodë Gjergjin, ipeshkëv i Kosovës, i
cili do të takohet më Atin e Shenjtë të enjten. Ndër argumentat, edhe çështja e statusit
të Kosovës, për të cilën vetë ipeshkvi është takuar të premten e kaluar me Misionin
e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për vizitë në Kosovë. Imzot Gjergji, sipas
versionit të Ministrit të jashtëm rus, ky mision ka gjetur “mugesa të shumta” në zbatimin
e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. A ju rezulton edhe juve kjo, pas takimit
që keni pasur me ambasadorët e këtij Këshilli?
Nesër do
t’ia japim përsëri mikrofonin imzot Dodë Gjergjit, ipeshkvit të Kosovës, të cilin
e falenderojmë për gatishmërinë, për të na folur se ç’pret nga vizita e tij “ad Limina”
në Vatikan.