2007-04-30 18:22:59

E ekzagjeruar përgjigjia izraelite ndaj Libanit. Raport i Komisionit hetimor.


(30.04.07 RV)Në Izrael u bë sot i njohur raporti i Komisionit hetimor mbi luftën në Liban. Kryeministri Olmert dhe ministri i Mbrojtjes, Perez akuzohen se kanë bërë shumë gabime gjatë konfliktit të verës së kaluar. Pikë së pari, komisioni e konsideron të ekzagjeruar përgjigjen e Tel Avivit ndaj rrëmbimit të dy ushtarëve izraelitë, pas të cilit ushtria hebraike filloi atë, që u kthye në një luftë të hapur kundër Libanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.