2007-04-30 18:22:42

136 talebanë janë vrarë në Afganistan


(30.04.07 RV)Së paku 136 talebanë janë vrarë gjatë 48 orëve të fundit nga forcat amerikane dhe afgane në Herat, në perëndim të Afganistanit. Vetëm dje, në betejën që zgjati 14 orë, u vranë 87 guerrilas dhe u shkatërruan shtatë pozicione të talebanëve. Viktimë e luftimeve ka mbetur edhe një ushtar amerikan.
Ndërkaq, sot paradite, forcat e NATO-s dhe ato afgane kanë filluar një ofensivë të gjerë në provincën jugore të Helmandit. Në operacion, që quhet “Operacioni Silikon” marrin pjesë 2 mijë ushtarë. Pikërisht në jug të Afganistanit përqëndrohet edhe krejt prodhimi i opiumit.







All the contents on this site are copyrighted ©.