2007-04-28 12:14:20

E diela IV e kohës së Pashkëve “C”: Fotografija e bariut të mirë e të kullotave


(28.4.07. RV)RealAudioMP3 Te dashur vellezer e motra, jemi ne te djelen IV te kohes se pashkeve. Liturgjia e Fjales na paraqet Krishtin si Bariu i mire. Kjo e diele zakonisht quhet ne traditen e Kishes edhe e diela e Bariut te Mire. Ne te tria vitet Liturgjike, A,B,C, lexohet kapitulli X-të i Ungjillit te Gjonit ne pjese te ndryshme te tij. Ne kete kapitull Krishti flet per veten e tij si Bariu i Mire. Sigurisht nga viti ne vit ngjyrimet jane te ndryshme por ajo qe mbetet e pandryshueshme eshte kjo lidhje e brendshme dhe jo vetem funksionale ndermjet grigjes dhe Bariut te Mire. Ja leximet biblike te kesaj se diele: Vap 13,14.43-53; Ps 100(99); Zb 7,9.14-17; Gjn 10,27-30.
Nga Ungjilli ne mesojme se Krishti nuk eshte nje rrogetar, por Bari. Te njejten gje duket sikur ai e pretendon nga Pjetri dhe te gjithe barinjte tjere qe u besoi grigjen e tij, sikur dëgjuam te dielen e shkuar në pjesën e Ungjillit, kur ju shfaq Dishepujve ne Bregun e detit te Tiberiadit. Kështu në pjesën e Ungjillit te dieles se kaluar, per tri here rresht Jezusi i beson grigjen e tij Pjetrit, duke i dhene atij kete detyre baritore se ciles ai nuk mund t'i ike me. Por Pjetri bashke me dishepujt e tjere eshte i thirrur qe te kullose grigjen e tjeterkujt, jo te veten. Ne kete kuptim ata do te jene vetem administratore ( prijës) te grigjes se Krishtit, e jo si rrogetare por sipas shembullit te Bariut te Mire qe jep jeten per dele e veta. Krishti eshte modeli dhe frymezimi per barinjte e Kishes te te gjitha koherave.
Thame ne fillim se ndermjet Krishtit dhe grigjes ekziston nje lidhje e brendshme dhe jo vetem vartesie e jashtme. Po cilat jane tiparet e kesaj lidhjeje qe na shfaqen ne pjesë ungjillore të kesaj së diele?
Ne gojen e Jesusit ungjilltari vendos fjalet: “Delet e mia e degjojne zerin tim dhe une i njoh e ato me ndjekin”.
“Delet e mia e degjojne zerin tim...”.E degjojne sepse ne rradhe te pare jane bere te afta te degjojne zerin e krijuesit te tyre. Ne fakt tani ai ze eshte i ri. Ne kopeshtin e Edenit ai ze qe e thirri Adamin, pas mekatit origjinal e beri ate te fshihej, kurse tani ne epoken e re te peruruar nga Krishti, mekati nuk ka me vend keshtu qe krijuesi dhe krijesa shihen ballafaqas. Por degjimi eshte i lidhur ngushte me degjesen, me bindjen. Per te degjuar eshte shume e nevojshme më parë te heshtesh, t'i krijosh hapesire te brendshme ketij zeri qe te hyje dhe te zere vend brenda shpirtit tone. Zeri i Bariut te Mire eshte i pranishem dhe tingellon fort ne Fjalen e tij e si rrjedhoje ne jeten dhe ne traditen e gjithe Kishes e te gjitha koherave.
Ne menyre te veçante ky ze tingellon ne lidhjen e brendshme te cdo njeriu me Zotin, nepermjet bashkebisedimit me Hyjin, ne ate qe ne e quajme lutje. Zeri i Bariut te Mire na flet sikurse i foli Moisiut, profeteve dhe ne nje menyre te padegjuar me pare, vete Jezusit ne jeten e tij tokesore. Zeri i Bariut te Mire eshte zeri i Hyjit, sepse Ai dhe Ati jane nje gje e vetme.
Per te degjuar sa me mire zerin e Hyjit eshte e nevojshme ta dallosh ate nga zera te tjere qe jane te pranishem ne jeten tone te perditshme. Ne zhurmen qe na rrethon shpeshhere e ngaterrojme zerin e tij me zerin e vetvetes apo me zerin e shume sirenave qe joshin jeten tone me qellim qe ta na largojne nga Zoti, me premtimin e nje jete me te lehte dhe me te mire. Sa here zeri i vetvetes ngaterrohet me zerin e Zotit. Lypet vëmendje sepse nuk eshte e lehte ta dallosh gjithmone. Sa here ndoshta edhe ne meshtaret degjojme vetem jehonen e zerit tone qe perplaset ne muret e egoizmit dhe te krenarise? E sa e sa here zera te tjere simulojne apo mbysin zerin delikat te Bariut te Mire i cili nuk imponohet, por na ofrohet e propozohet.
E verteta eshte se zeri i tij nuk mund te ngaterrohet me asgje tjeter, me asnje ze tjeter ne kete bote, pasi zeri i tij na flet “...me autoritet...” per dashurine, jeten, dhurimin e vetvetes, drejtesine dhe paqen. Eshte e nevojshme atehere “...te degjojme sot zerin e tij e te mos e ngurtesojme zemren tone...”.
“...une i njoh e ato me ndjekin.” Bariu i Mire i njeh delet e veta, i njeh ne brendine e tyre. Ai njihte mire Pjetrin dhe dishepujt e tjere. Zoti e njeh mire njeriun sepse e ka krijuar dhe e ka bere te afte ta njohe edhe ai Zotin. Njohja qe Zoti ka per ne eshte nje njohje personale. Na njeh secilin per emer dhe nuk na ngaterron me njeri tjetrin. Ai e di kush jemi “...na njeh dhe na shqyrton. E di kur çohemi dhe kur ulemi”. Na ka njohur para se te ishim, para se te lindnim.
Zoti na njeh edhe ne skutat me te erreta te jetes sone, sepse ai eshte arkitekti i ketij tempulli ne te cilin ka vendosur te banoje “Ju jeni tempull i Shpirtit te Shenjte” na thote shen Pali. Ai na njehe edhe ne ato permasa qe per te tjeret jane te padukshme, te panjohura e te pashqyrtueshme. Vetem ai e di se çfare ka brenda zemres se nje njeriu. Por ai eshte delikat ne njohjen e tij. Nuk na dhunon ne lirine tone. Nuk eshte nje sy qe kontrollon gjithcka per te sunduar. Por eshte nje Ate qe njeh per te dashur. Duke na njohur ai na therret ne emer, sikurse thirri dishepujt e tij. Na beson misionin qe ai ka menduar per ne në amshim dhe qe ai e di mire se ne mund ta kryejme, por gjithashtu ai duke na njohur mire, di te fale brishtesine tone e te na çoje aq here sa biem, per shkak te dobesise sone e në saje të dashurisë.
Askush nuk eshte anonim para syve te tij, askush i panjohur, askush pa identitet. Madje Ai na njeh nga brenda jetes sone. Shen Tereza e Aviles e krahason njeriun e shpirtin e tij me nje keshtjelle me shume dhoma. Ne qender te Keshtjelles eshte vete Princi, Mbreti. Ja çfare dinjiteti te madh i ka dhene Zoti njeriut.
Vetem duke degjuar zerin e tij dhe duke e ditur se ai na njeh mire, eshte e mundur qe ne te shkojme pas tij sikurse Pjetri ne pjesën e Ungjillit të se dieles se kaluar.
Te dashur vellezer e motra! Edhe nje tjeter persiatje per kete te diele IV te kohes se pashkeve. Eshte nje e djele ne te cilen ne menyre te vecante jemi te thirrur qe te lutemi per thirrjet. T'i kerkojme me kembegulje hyut qe te na dergoje Barinj e barinj te mire, sipas zemres se tij. Se pari detyre e bashkesise eshte te lutet per ata qe tashme jane vendosur si barinj ne Kishe, Ipeshkevinjte dhe meshtaret. Meshtetja nepermjet lutjes eshte me e mira qe mund t'u jepet meshtareve dhe ipeshkevinjeve ne misionin e tyre te veshtire dhe shume te larte, ne shermbim te Zotit dhe te Kishes. Sidomos kjo behet e nevojshme ne vendin tone ne te cilin ende ka veshtiresi per ushtrimin e deyres se ipeshkevit dhe te meshtarit.
Larmia e madhe qe ekziston ne vendin tone duhet te na shtyje t'i kerkojme Zotit hirin e impenjimit te perbashket per shpalljen e Ungjillit si qellimi jetesor i Kishes dhe i ekzistimit te cdo meshtari e ipeshkevi sebashkeu me te gjithe besimtaret. Te kemi per zemer gjithmone edhe shenjterine e meshtareve dhe te ipeshkevinjeve qe aktualisht punojne ne Shqiperi.
Gjithashtu te dashur miq, t'i kerkojme me kembengulje Hyut thirrje te reja ne meshtari. Nese do te lutemi per te rinjte tane dhe do t'u japim atyre me shume besim dhe ti kutpjme me thelle ata atehere do te jete e mundur qe te kemi thirrje. Ne kemi shembuj meshtaresh te mrekullueshem qe kane lare rrobat e tyre me gjakun e qengjit, qe kane qene deshmitare te Krishtit me jeten dhe vuajtjet e tyre. Eshte e pamundur qe gjaku i tyre te jete derdhur kot.
Thirrjet duhet te jene nje frut i pashmangshem i gjakut te meshtareve shqiptare ne periudhen e kaluar. Nese do te dine te jene meshtaret dhe ipeshkevinjte shembull per te rinjte, e te gjithe besimtret do t'i shoqerojne me lutjet e tyre, sigurisht do kemi meshtare.
T'i lutemi Zotit ne menyre te vecante per seminarin e Shkodres qe te jete shtepia e te gjithe atyre qe nga veriu ne jug i Shqiperise te gjejne ngohtesine e shoqerimit drejt vendimeve te gezueshme per jeten e tyre.
Te dashur vellezer e motra, t'ja besojme jeten tone Bariut te Mire. Askush nuk mund te na shkepuse nga duart e tij, sepse askush nuk mund te na ndaje nga dashuria e tij. Amen. RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.