2007-04-27 15:25:59

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu (pjesa II e intervistes): roli Selisë së Shenjtë për Kosovën, bashkëjetesa fetare e Ibrahim Rugova


(27.04.07 RV)RealAudioMP3 Të dashur dëgjues, në emisionin e djeshëm transmetuam pjesën e parë të intervistës sonë me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. Sëbashku me të reflektuam për misionin e fundit të Këshillit të Sigurimit, i cili pikërisht sot ndodhej në Kosovë, pas vizitës në Bruksel e në Beograd. Po presidenti Fatmir Sejdiu, në takimin e sotëm me 15 ambasadorët e kryesuar nga belgu Johan Verbeke, paraqiti argumentet për një Kosovë të pavarur dhe u kërkoi atyre të mbështesin kërkesën kosovare për shkëputjen e plotë nga Serbia. Gjithashtu Sejdiu shprehu vullnetin e autoriteteve shqiptare dhe impenjimin e tyre të plotë për mbrojtjen e pakicave etnike në Kosovë, si serbe, ashtu edhe të etnive të tjera.
Sot, do të transmetojmë pjesën e dytë të intervistës së presidentit të Kosovës. Sejdiu u përgjigjet pyetjeve të kryeredaktorit tonë, don David Gjugja mbi rolin e Selisë së Shenjtë dhe të Kishës Katolike në krizën e Kosovës, mbi bashkëjetesën fetare në vend dhe mbi trashëgiminë e lënë nga presidenti historik Ibrahim Rugova. Ta dëgjojmë sëbashku….RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.