2007-04-27 15:11:18

Mijëra lexues nga mbarë bota flasin për suksesin e madh të librit të Papës ‘Jezusi i Nazaretit'.


(27.04.2007 RV)Vijon të ketë sukses të madh libri i Benediktit XVI “Jezusi i Nazaretit”. Në më pak se dhjetë ditë, në Itali janë shitur më se 510 mijë kopje; në Gjermani, 480 mijë; në Poloni, 100 mijë. Në botimin grek është shtuar edhe një letër e Patrikut Ekumenik të Kostantinopojës, Bartolomeut I, i cili thekson se e priti me interesim të thellë këtë libër të Benediktit XVI, me shpresë se do të ndihmojë në lehtësimin e dialogut teologjik, për ta kapërcyer kështu, përfundimisht, ndarjen e Kishës katolike me Kishën ortodokse.







All the contents on this site are copyrighted ©.