2007-04-26 16:44:20

Shqipnia Zojës.


(26.04.2007 RV)1 Atëbotë mbi Shqipni kúr mâ i bukur dielli
Ndritte, e larg nâmi ksajë mbi tokë kumote,
Perpara elterit t’And Shqiptari fielli
Vîte, e Ty lavde me haré t’këndote.
2 E kúr mbi Shqipní xû m’u muzgun qielli
E per tê t’vshtira m’u endun stinë e mote,
Me Ty Shqiptari zêmren prap e kthielli,
Kah gurt e lterit t’And me lot rigote.
3 Por edhe sod Shqipnia pshtjellë q’ âsht n’ zí
E jeten si n’nji vorr ajo âsht tue shkue,
Shqiptari Ty t’ ka ngrehë nji tempull t’ rí.
4 A ‘i mend, prá, o Zojë, se doret ké me lshue
Shqipninë e mjerë, e se edhe s’ke me ndí’
Dhimbë për Shqiptarin, kurr qi s’të ka harrue?

 Simbas Atë Gjergj Fishtës “Lirika”, fq. 286, Rilindja, Prishtinë 1997







All the contents on this site are copyrighted ©.