2007-04-26 16:52:47

Presidenti i Kosovës Sejdiu (pjesa 1): misioni i OKB-së do të gjejë standarte pozitive në Kosovë.


(26.04.07 RV) Misioni i 15 ambasadorëve te Vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, të kryesuar nga belgu Johan Verbeke ne Bruksel, Bepgrad, Prishtine e Vjene
Për një vlerësim të këtij misioni e për të ardhmen e statusit të Kosovës, kryeredaktori ynë, don David Gjugja i ka marrë një intervistë presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiut. Sot po transmetojmë pjesën e parë të saj, të cilën ju ftojmë tani ta dëgjoni…RealAudioMP3 .
Duke falenderuar presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu për praninë e tij telefonike në mikrofonin e Radio Vatikanit, ju njoftojmë se pjesën e dytë të intervistës do ta dëgjoni nesër. Do të përqëndrohemi në rolin e Selisë së Shenjtë e në veçanti të Papës Gjon Pali II në krizën e Kosovës, në bashkëjetesën fetare në vend e në trashëgiminë e liderit e të presidentit historik të vendit, Ibrahim Rugova.


Me 26 prill mijëra refugjatë serbë nga Kosova që manifestuan kundër planit të Ahtisarit. Deri tani, ky është komiteti më i dukshëm i mikpritjes për misionin diplomatik të OKB-së, i cili mbërriti sot në Beograd, pas vizitës së djeshme në Bruksel, takimeve me komisarin evropian për zgjerimin, Olli Rehn dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Skefer.
Misioni i 15 ambasadorëve te Vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, të kryesuar nga belgu Johan Verbeke ne Bruksel, Bepgrad, Prishtine e Vjene. u pritën veç e veç nga kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica dhe nga presidenti Boris Tadiç. Takimet u zhvilluan me dyer të mbyllura, por sipas zëdhënësit të Koshtunicës, Aleksandar Simiç, delegacionit i është kërkuar që të mos miratohet plani i Ahtisarit në Këshillin e Sigurimit, pasi shkon kundër Kartës së Kombeve të Bashkuara, dhe i është paraqitur alternativa e autonomisë së zgjeruar për Kosovën brenda kufijve të Serbisë.
Rreth 8 mijë serbë nga Kosova u mblodhën sot për të protestuar në kufirin Kosovë-Serbi e një grup u paraqit edhe pranë zyrave të qeverisë në Beograd. Serbët janë vendosur edhe në rrugën që do të bëjë treni me misionin dipllomatik nga Beogradi në Prishtinë, sidomos në Rudnicë dhe Jarinje. E pikërisht nesër, gjatë vizitës së misionit në Prishtinë dhe në enklavat serbe, do të arrihet kulmi i impenjimit të 15 anëtarëve për të verifikuar situatën në Kosovë, sidomos situatën e pakicave serbe. Pasdite, delegacioni do të zhvendoset në Vjenë, ku do të takohet me ndërmjetësuesin e OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari.







All the contents on this site are copyrighted ©.