2007-04-25 17:54:51

14 vjetori i vizites së Papës Gjon Pali II në Shqipëri


(25.04.07 RV)Si sot, 14 vjet më parë zhvillohej vizita e parë e një pape të Romës në Shqipëri. Ati i Shenjtë Gjon Pali II shkelte në tokën shqiptare duke puthur truallin e atij vendi, që i kishte dhënë Kishës Universale kaq martirë për Krishtin. “Shqipëri – pat thënë Papa atëherë – qëndro në lartësinë e detyrave që të presin”. Të mos harrohet e kaluara, pati theksuar Gjon Pali II, por të shikohet me guxim e ardhmja. Vizita e Papës së paharruar, që tani prehet në Bazilikën e shën Pjetrit në Vatikan, i dha Shqipërisë hierarkinë e parë katolike pas komunizmit. Vizita u përkujtua si në Shkodër, ashtu edhe në Tiranë, dy qytetet që patin fatin të brohorasin për Papën Gjon Palin II. Të dëgjojmë intervistat e kryeredaktorit tonë, don David Gjugja me imzot Gjergj Frendon, ipeshkëv-ndihmës i Tiranës dhe me don Gjovalin Sukajn, famullitar i Shkodrës. RealAudioMP3 RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.