2007-04-22 18:25:29

Lutja e Benediktit XVI drejtuar Mbretëreshës Qiellore në Pavi.


(22.04.2007 RV)Pak para mesdite, në sa përgatitej të thoshte lutjen e Mbretëreshës qiellore, Benedikti XVI i përshëndeti dhe i falënderoi të gjithë. Një përshëndetje të posaçme - të rinjve e të rejave të pranishëm me shumicë në kremtim. Ati i Shenjtë i uroi ta zbulojnë gjithnjë më shumë gëzimin që buron nga ecja në gjurmët e Krishtit dhe i ftoi të bëhen miq të Jezusit:
“Ky gëzim më ka shtyrë edhe mua të shkruaj librin ‘Jezusi i Nazaretit’, që sapo është botuar. Për më të rinjtë është shumë impenjativ, por simbolikisht po jua dorëzoj juve, që të shoqërojë rrugën e fesë të breznive të reja”- tha Papa dhe në vijim kujtoi se sot në Itali kremtohej Dita e Universitetit Katolik të ‘Zemrës së Krishtit’. Përkujtim domethënës – nënvizoi Ati i Shenjtë - sepse Universiteti Katolik, pikëmbështetje për gjithë bashkësinë kishtare, jep edhe një kontribut të rëndësishëm shkencor, kulturor e mësimor për mbarë vendin.Së fundi, Benedikti XVI ia besoi zemrës së Zojës së Bekuar secilin besimtar dhe mbarë dioqezën e Pavisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.