E djela III e Pashkeve Viti C: Nëse jo dashurinë, së paku miqësinë!
(21.4.07. RV) Një përshëndetje të
përzemërt nga redaksia shqipe e Radio Vatikanit. Ja përsëri në takimin tonë të
së shtunës me Fjalën e Zotit që kremtohet e kumtohet në Meshën Shenjte të së
dieles. Kësaj here do të dëgjojmë leximet biblike të Liturgjisë Hyjnore të dielës
së 3-të Pashkëve, ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare, Mendimi
që mbizotëron liturgjinë e kohës së Pashkëve është prezenca e Jezusit të Ngjallur.
Kjo është e vetmja gjë që na intereson e që ka rëndësi, sepse kemi nevojë për Të.
Vetëm për Të. Krishti i Ngjallur është i pranishëm në histori, ndërhyn realisht
në ngjarjet njerëzore e sidomos atëherë kur “peshkimi” është i pafrytshëm, atëherë
kur punët nuk ecin për së mbari, atëherë kur gjendemi me duarë thatë pas mundimeve
që kemi bërë për të arritur diçka, atëherë kur mbyllemi në vetmitë tona absurde, duke
harruar premtimin e Tij, se është me ne gjithmonë. Sikur do të vërejmë më vonë,
edhe në këtë diele të III-të të Pashkëve, pjesët biblike që kumtohen në Meshën Shenjte,
vazhdojnë të na paraqesin përjetimin dhe eksperiencës e Pashkëve, duke e zgjatur
në mënyrë të këndëshme takimin shpirtëror në fe me Krishtin e Ngjallur, i cili na
bën të gjithëve protagonist, secilin prej nesh në kushte e rrethana të veta e të ndryshme.
Jezusi e ripërtërinë thirrjen e tij bërë apostujve dhe thirrja e Tij i bind që të
bëhen peshkatarë njerëzish. Kështu pra, rezultati përfundimtar i takimit tonë
me të Ngjallurin është shkëndija që e ndez dhe bën të rritet e të shtohet e mira e
përbashkët. Pjesa ungjillore e kësaj së diele nga Gjon Ungjilltar (Gjn 21,1-19),
na tregon për dëftimin e tretë të Jezusit ë Ngjallur në liqe, në vendin e gjatë punës
së zakonshme të nxënësve të vet, derisa po peshkonin. Me gjeste të thjeshta e të përditshëm
Krishti Gjallë u mundëson të vetëve ta njohin se kush është Ai dhe i bën protagonistë,
në role të ndryshme: kështu grupi i apostujve përjeton një peshkim papritur, të mrekullueshëm,
të jashtëzakonshëm, e nxënësi i dashur (shën Gjoni) e percepton, e kupton se Njeriu
në bregun e liqenit është Zotëria JEZUS, shën Pjetri do të arrijë i pari përmes notimit
tek Ai, e të gjithë përfitojnë nga shoqërimi – prezenca e Tij e ëmbël dhe e këndshëm
gjatë drekës. Të përforcuar nga përjetimi i ngjalljes së Mësuesit e të frymëzuar
nga Shpriti Shenjt, Pjetri e apostujt tjerë nuk sprapsen para kërcënimeve që merrnin
prej autoriteteve të larta civile e politiko-fetare judaike. Njerëz të thjeshtë e
në dukje të parë jo të përgatitur, i bëjnë ballë dhe qendërojnë trimërisht para autoriteve
supreme Judaike. Kështu, Leximet Biblike të kësaj së diele na paraqesin dëshminë
apsotolike për Krishtin e Ngjallur, na tregojnë për predikimin e tyre guximtar para
autoriteteve civile të kohës duke ripohuar fenë në Hyjin e Gjallë e Veprues, që u
ka besuar misionin e tij Hyjnor për të ruajtur grigjën, për kullotjen e udhëheqjen
e grigjes (popullit). Apostujt e çonin para planin e shpëtimit për mbarë njerëzimin
që Krishti i Gjallë u kishte besuar. Sikur Pjetrit atë kohë, edhe neve sot, Jezusi
na bën të njejtën pyetje: “A më do ti mua?” E sikur nga Pjetri mori përgjigje dashurie,
dhe atë e bëri bari e udhëheqës shpirtëror të të gjithë besimtarëve, poashtu sot
Jezusi pret përgjigjen tonë personale: “ A më do ti mua?” Kjo do të thotë se dashuria
është gjithçka, se është çdo gjë në jetë: dashuria është fillimi, është forca, ështrë
mënyra, është sekreti i suksesit, është arsyeja e vetme për të cilën ia vlenë të jetosh,
të vuajsh, të veprosh, të pësosh, të qendërosh, të shpenzosh të gjitha fuqitë shpitërore
e njerëzore. Dashuria na sjell drejt e në zemër të Zotit dhe në zemër të të afërmit
tonë. Gjithmonë e në çdo çast, duhet ta duam Zotin e të afërmin: Zotin “me gjithë
zemër, me gjithë shpirt, me gjithë mendje”, e të “afërmin porsi vetveten”. (Mt 22,37.39). “Këte
– thotë shën Augustini – duhet gjithmonë ta mendoni, ta meditoni, ta zbatoni e mishëroni.”
“Ti, zbatoje dashurinë duke filluar nga i afërmi, me të cilin udhëton; kështu do
të mbërrijsh tek Ai (Jezusi) me të cilin dëshiron të jesh përgjithmonë”. Kështu,
të jesh apostull, të jesh i krishterë do të thotë të jesh dëshmitar i gjallë, veprues
e pohues jo vetëm i asaj që ka ndodhur në kohën e Jezusit, por edhe të asaj që sot
Zoti bën dhe don të bëjë përmes nesh, përmes veprave të tona të përditshme, ta përçojë
dashurinë e ofroi shëlbimin çdo njeriu. Homelia pergatitur
nga dom Gjergj Meta Te dashur vellezer
e motra sapo kemi degjuar lajmin e gezueshem se Krishti eshte ngjallur. Ky lajm nepermjet
grave qe shkojne heret per te pereruar trupin e Krishtit ne varr kalon tek disheputj
e nepermjet tyre kalon te te gjithe njerezit e vjen deri te ne sot. Por kjo prani
e ngjallur e Krishtit kalon edhe nepermjet dyshimit te Tomes, për çka dëgjuam në
ungjillin e javës së kaluar. Krishti eshte ngjallur dhe kjo eshte shpresa jone, te
lumet ne qe do besojme edhe kur nuk shohim. Krishti i Ngjallur vazhdon te jete i pranishem
ne Kishen e tij e ne menyre te veçante ne diten e Zotit ne kremtimin e dites se diele. Ne
kete te djele te trete te kohes se Pashkeve ende Kisha provon pranine e Krishtit te
Ngjallur. Dishepujt jane te tronditur pas ikjes se mesuestit te tyre. Ndjehen te braktisur
dhe te humbur. Kane pak besim. Nuk arrijne te shohin nepermjet besimit ate çka ka
ndodhur. Ne bregun e detit te Galilese dishepujt jane bashke në punet e perditshme.
Me ta eshte edhe Pjetri i cili vazhdon punen e tij te peshkatarit. Ai ka kaluar nepermjet
pervojes se tradhetise. Ka hasur shikimin e Krishtit ndersa e çonin per ta denuar
dhe eshte penduar per ate çka ka bere. Por tani ai ka harruar premtimin e Zoterise
“Do te bej peshkatar njerezish”. Si gjithmone del per te zene peshk. Por ajo do te
jete hera e fundit per te. Ne bregun e detit te Galilese Pjetri me dishepujt të jeter
takojne Krishtin i cili i jep urdher te hedhin rrjeten per te zene peshk. Kete here
Pjetri nuk do t'i thote me “Po kemi gjuajtur gjithe naten e nuk kemi zene gje”. Ata
do ta hedhin rrjeten dhe do te zene peshk. Me pas Jezusi i fton te ulen me ta. I fton
ne tryeze per te ngrene. Perserit gjestin e darkes se fundit me ta. Aty ne ate intimitet
me mesuesin e tyre lind edhe dialogu i Jezusit me Pjetrin. Ishte e treta here qe Jezusi
i ngjallur u shfaqej dishepujve te tij. Ky numer tre tregon persosmerine dhe plotesine.
Tre here Jezusi do ta pyese Pjetrin per dashurine e tij. Shikoj ne kete dialog
shume te bukur dy aspekte qe do te doja t'i shtroja per reflektim. Se pari eshte ai
aspekt qe Kisha ka pare gjithmone ne kete pjese te ungjillit te Gjonit, dmth krijimi
i institucionit te Pjetrit. Pjetri do te jete ai qe do te udheheqe bashkesine e re
te dishepujve te Krishtit. Ai do te jete per ta udheheqes dhe bari. Do t'i prije,
por edhe do te kujdeset per bashkesine e re te lindur nga kraharori i shporuar i Krishtit.
Ai si bari i mire do t'i prije grigjes duke ecur vete i pari. I pari ai do te
pershkoje rrugen e kete rruge do t'jua tregoje edhe te tjereve. Veprat e apostujve
na tregojne pikerisht kete nder dhe detyre qe Pjetri ka pasur ne gjirin e bashkesise
se krishtere. Por ne kete detyre ai nuk eshte i vetem. Me te eshte Krishti e me te
jane edhe dishepujt e tjere te cileve Krishti u ka lene kete detyre te kullosin grigjen
e tij. Papa bashke me ipeshkevinjete, si pasardhes te apostujve jane barinjte dhe
udheheqesit e grigjes se Krishtit. Jane prijes dhe shembull. Jane udheheqes dhe barinj.
Tregojne rrugen duke ecur ata te paret te ndriçuar nga drita e Ungjillit. Por kete
ata nuk mund ta bejne nese nuk kane nje dashuri te pakushtezuar per Krishtin, megjithe
dobesite njerezore qe mund te kene. Prandaj neve te gjitheve na lind detyra e madhe
jo vetem te ndjekim zerin e barinjeve tani me ne krye papen, por edhe te lutemi per
ta qe te jene prijes ne dashuri. Ja pra detyra e pare e Pjetrit dhe e apostujve te
tjere, ja detyra e papes dhe e ipeshkevinjeve ne Kishe. Aspekti i dyte qe do te
doja te nenvizoja ndoshta shket pak ne nje lloj sentimentalizmi, por ndersa e lexoja
kete pjese me erdhi ndermend nje shembellim shum njerezore. Jezusi kembengul ne pyetjen
e tij ndaj Pjetrit tre here: “ Simon Gjoni a me do ti mua”. Jezusi merr pamjen e nje
femije te vogel qe kerkon dashuri, qe lyp dashuri. “A me do ti mua?” Eshte Zoti ne
nje fare menyre qe behet lypes i dashurise tone. Sa e sa here ky leitmotiv gjendet
ne Beslidhjen e Vjeter. Zoti qe kerkon dashurine e popullit te tij. Duket se Jezusi
kembengul pikerisht si nje femije dhe do te jete i sigurte per ate qe kerkon. Ai duket
sikur po ve ne jete fjalen qe ka thene vete “Kerkoni me kembengulje!”. Sikurse vejusha
me gjykatesin e padrejte. Po te dashur vellezer e motra, mund te duket absure,
por Zoti kerkon dashurine e njeriut, e kerkon me ngulm. A nuk degjuam nga goja e Jezusit
te premten e madhe “Kam etje”. Zoti ka etje per dashurine tone, sepse per kete na
ka krijuar qe ne ta duam, qe ai te jetoje kete marredhenie dashurie me ne. Pikerisht
per kete ai la lartesite e qiellit, lumturine e Trinise se Shenjte qe te fitonte ne
te gjitha menyrat dashurine e njeriut dhe kete e beri duke shkuar ne kryq dhe duke
mundur vdekjen me ngjalljen e tij. Ky eshte Zoti yne dhe ne jemi te lumtur qe kemi
nje Zot te tille, nje Zot qe u be i dobet dhe u dorezua ne duart e njerezve ne menyre
qe ata ta shihnin dhe te kthenin zemren te ai. Ungjilli i kesaj te djele na hap
edhe nje dritare tjeter reflektimi. Krishti e deshi Pjetrin me gjithçka ishte ai.
Nuk priti derisa Pjetri te behej i mire dhe i zellshem, por e deshi ashtu sikurse
ishte. Kjo eshte dashuria e Zotit qe na do ashtu siç jemi. Miqesia me Zotin do te
na beje me te mire dhe me te zellshem per te shpallur Fjalen e tij. Kjo eshte edhe
dashuria e krishtere, ndryshe nga çdolloj tjeter dashurie. Nuk e do tjetrin pse eshte
i mire me ty, por sepse eshte i dashur nga Krishti. Duke ndjekur gjurmet e Krishtit,
fjala e fundit e Ungjillit të kësaj së diele është “Eja pas meje”, e Pjetri ne krye
te bashkesise se pare te krishtere do te shpalle Krishtin e Ngjallur. Duke ecur pas
gjurmeve te Krishtit Pjetri jo vetem forcohet gjithnje e me shume ne thirrjen e tij,
por provon mbi veten dhe mbi gjithe komunitetin se te ecesh pas gjurmeve te Krishtit
do te thote te shkosh drejt perndjekjes së kryqit. Ngjallja e ka me vete edhe te premten
e madhe. Jane pazgjidhshmerisht te lidhura njera me tjetren. Shume qarte kete na e
tregoi leximi i pare i kësaj së diele nga Veprat e Apostujve. Kisha e pare e krishtere
ka vuajtur per Ungjillin, por Zoti ka qene gjithmone prane saj per ta asistuar. A
nuk kemi pare te njejten gje ne te gjithe historine e Kishes? A nuk ka ndodhur e njejta
gje edhe ne Shqiperi? Pikerisht atehere kur u mendua se Kisha dhe besimi kishin mbaruar
pune njehere e pergjigthmone me shqiptaret, pikerisht atehere Krishti triumfoi. Tradita
qe ne kemi eshte shume e vyer dhe mund te jete nje shembull per te gjithe ata qe i
afrohen krishterimit. E ne si te krishtere duhet te shikojme me admirim drejt martireve
qe kane vuajtur, që kanë filjuar jetën e tyre dhe jane pushkatuar gjate komunizmit
për shkak të Ungjillit të Krishtit të Gjallë, sepse ishin te krishtere, sepse ishin
Shqiptare, sepse ishin te bindur se i duhet bindur Zotit, me shume se sa njerezve.
Na jep o Zot driten e Krishtit te Ngjallur dhe ne veshtiresite e jetes te mos
terhiqemi kurre pas por te shpallim pa frike Fjalen tende.