2007-04-19 18:23:08

Në prag të vitit të dytë të Papnisë të Benedikti XVI.


(18.04.2007 RV)Këto ditë të mesit të prillit janë posaçërisht festive në Vatikan. Pas kremtimeve për 80-vjetorin e ditëlindjes, Benedikti XVI jeton sot atmosferën e përvjetorit të dytë të papnisë.
Është ende i gjallë në mendjen e mijëra besimtarëve, shtegtarëve e turistëve të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit kujtimi i ngjarjes së 19 prillit 2005, kur Kardinali Protodiakon, Arturo Medina Estevez u duk në Lozhën qëndrore të Bazilikës për të shqiptuar atë që e prisnin padurim të gjithë: “Habemus papam”. Në fronin e Shën Pjetrit, pas Gjon Palit II, papës polak që kishte pushtuar shtigjet e zemrat e botës, ulej një papë gjerman, të cilit do t’i duhej pikërisht të fitonte shtigje e zemra për Krishtin në të katër anët e Planetit.Bilançi i dy vjetëve të papnisë flet për një dëshmitar të vërtetë të Ungjillit, njeri të ëmbël e të butë, i cili nuk hyn aq shpejt në zemrën e masave, sa në zemrën e çdo njeriu që ka fatin ta takojë nga afër ose nga larg e që preket thellë nga qartësia me të cilën Papa Racinger ripohon vlerat themelore të fesë së krishterë.







All the contents on this site are copyrighted ©.