(17.04.07 RV)Kremtohet sot Dita Botërore e Hemofilisë, sëmundje e rrallë gjenetike
si pasojë e së cilës gjaku nuk koagulohet sa duhet. Në të gjithë botën, vuajnë prej
saj 600 mijë vetë. Tema e zgjedhur për këtë ditë është “Informacioni”. Federata Botërore
e hemofilisë mendon se shumë raste nuk diagnostikohen, sidomos në vendet në zhvillim,
të cilat, për shkak të çmimeve shumë të larta të barnave, konsumojnë vetëm 10% të
ilaçeve që vihen në dispozicion për kurim.