2007-04-16 11:50:10

16 prill 2007: 80-vjetori i Papës Benediktit XVI. Urime Atë i Shenjtë!


(16.04.2007 RV)RealAudioMP3 "Gëzim” Kjo fjalë-shtyllë e magjisterit të Bariut universal Jozef Racinger ngazëllen shumë zemra në këto ditë kaq të ngarkuara me ngjarje, me festa, me hare. Era e mirë e flladit të Pashkëve bëhet edhe më e këndshme e na e mbush shpirtin plot me atmosferën e kremtimit të ditëlindjes së Atit të Shenjtë.
Është festë! Vatikani ka festë! Mbarë bota katolike kremton e me të, edhe ne jemi në festë. Është festa e bukurisë, e madhështisë dhe e qartësisë së Fesë. E asaj Feje, të cilën Papa me sytë e qeshur e ëmbëlsisht atëror, e rindez në mendjet e në zemrat e besimtarëve dhe të gjithë atyre që e shikojnë plot shpresë.
Është festa e Pjetrit. Festa e Bariut, që t’i freskon korp e shpirt.
Është festë! Festë që ka shijen e familjes, aromën e kemit në famulli, kufjtë e universalitetit!
Gëzuar Atë i Shenjtë! Urimi i shprehur nga zërat tonë shqiptarë, ka aromat e krishterimit të lashtë të një vendi e popull i vogël, që ju ka për zemër, sepse edhe ju e keni për zemër!







All the contents on this site are copyrighted ©.